Volodymyr

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur ditë historike rikthimin e forcave ukrainase në qytetin Herson

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur ditë historike rikthimin e forcave ukraninase në qytetin Herson. Pas rikthimit të ushtrisë ukrainase në këtë qytet, presidenti. Volodimir Zelenski ka vlerësuar se kjo është një ditë historike. “Ne po kthehemi në Herson. Mbrojtësit tanë janë në periferi të qytetit, ndërsa njësitë speciale veçse janë në qytet. Banorët e Hersonit kanë qenë në pritje për këtë. Ata kurrë nuk e braktisën Ukrainën. Shpresa për Ukrainën është gjithmonë e justifikuar dhe Ukraina do të marrë atë që i takon”, ka theksuar mes tjerash presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi drejtuar popullit të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …