Pritet që një numër trupa paqeruajtësish nga Britania e Madhe, të vijnë në Kosovë, në kuadër të KFOR-it

Pritet që një numër trupa paqeruajtësish nga Britania e Madhe, të vijnë në Kosovë, në kuadër të KFOR-it

Trupa ushtarake nga Britania e Madhe, në mbështetje të NATO-s pritet të arrijnë në  Kosovë, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Sir Michael Fallon, për BBC-në. Ai ka saktësuar se rreth 30 ushtarë do të udhëtojnë vitin e ardhshëm për t’iu bashkangjitur Forcave të NATO-s në Kosovë, për një periudhë njëvjeçare. Fallon  ka pohuar se sfida të mëdha të sigurisë dhe stabilitetit ende qëndrojnë në Ballkanin Perëndimor. Trupat britanike do ta kenë bazën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, dhe do të funksionojnë në mbështetje të KFOR-it në disa operacione.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …