Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e merr aprovimin edhe vaksina e dytë kundër COVID-19 e quajur "Moderna"

Procesi i vaksinimit kundër virusit korona në Kosovë nuk pritet që të fillojë para stinës së pranverës

Kosova pritet të sigurojë falas 360 mijë vaksina, kurse pjesën tjetër do ta blejë. Ndërkohë zyrtarë të OBSH-së në Kosovë parashohin që procesi i vaksinimit në Kosovë nuk mund të fillojë para stinës së pranverës. Festat e fundvitit edhe Kosovën do ta gjejnë me masa të nevojshme dhe një plan të ri për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ndonëse autoritetet nuk kanë specifikuar ende, nëse do të ketë mbyllje të plotë për shkak të gjendjes jo të përmirësuar me pandeminë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh, se institucionet janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …