Blerina Gjylameti: Berisha, Meta, Kryemadhi po përpiqen të krijojnë kauzë, për të ardhur në pushtet nëpërmjet dhunës

Blerina Gjylameti: Berisha, Meta, Kryemadhi po përpiqen të krijojnë kauzë, për të ardhur në pushtet nëpërmjet dhunës

Deputetja e PS-së në Shqipëri, Blerina Gjylameti,  tha se është fatkeqësi fakti se edhe kjo protestë u tentua të politizohej nga forcat politike dhe po ashtu të përdorej vrasja e të ndjerit Klodian Rasha.

“U tentua të politizohej vdekja e tij, u tentua përsëri të vihej në pushtet me ato mënyra që kanë tentuar të vinin ndër vite. Mjafton në këto ditë të protestës për të rikujtuar skenat e ’97-tës, për të kujtuar të ’98-tës, për disa raste episode radhazi që ata që sot kryeministri i ka përmendur me emër, pra Berisha, Meta apo dhe Kryemadhi të kenë tentuar të krijojnë kauzë në Shqipëri për të ardhur në pushtet nëpërmjet dhunës”, theksoi Gjylameti.

Ajo shtoi se e kemi parë gati dy vite tashmë që episode pafund, që nga pika e parë, që nga djegia e mandateve duke dalë jashtë parlamentit dhe më pas duke tentuar për të hyrë me dhunë në Parlament, tek fakti i protestave që kanë vazhduar pafund për kapjen e institucioneve për djegien apo dëmtimin e institucioneve, deri në atë që arritëm ditët e fundit ishte vetëm tek selia e PS Tiranë apo Shkodër.

Në lidhje me marrjen e pushtetit me dhunë Gjylameti solli si provë deklaratën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi pas takimit me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.

“Mjafton deklarata e Kryemadhit dje për të treguar çfarë kishte biseduar me ambasadoren e SHBA-së Kim, për shqetësimet që kishte ambasadorja për pagesat që bëheshin kundrejt  fëmijëve apo keqpërdorimit të tyre. Kryemadhi tha se ambasadorja Kim kishte ngritur si shqetësim, që do të thotë se informacionet që kanë për përdorimin e të miturve në protestë kundrejt pagesës që të arrinin që të kishin akte ekstreme të dhunës përkundrejt institucioneve apo policisë, për të kuptuar se çfarë ndodhi këto ditë në Shqipëri kanë qenë figura të caktuara politike”, tha ajo.

Në lidhje me shuarjen e protestave, Gjylameti tha se, “ka patur një reflektim nga ana e përfaqësuesve politikë për të arritur që të shuhet protesta. Përgjigja që ka patur nga forcat e rendit është shumë e ndryshme nga ajo që kemi parë ndër vite. Nuk dua të bëjmë paralelizma, por nuk duhen harruar as katër të vrarët në bulevard, apo ajo që ka ndodhur në Vlorë, Elbasan, Kuçovë, në Lushnjë ndër vite sa herë kanë dashur të kthehen në pushtet nëpërmjet dhunës”.

Ajo tha se këta të rinj duke ardhur nga situata të caktuara dhe janë keqpërdorur pikërisht sepse ishte protestë me plan të mirëfilltë politik. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …