Prodhuesit e Kosovës

Prodhuesit e Kosovës po përballen me mallra të importuara dhe pengesa për eksportim

Organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u mbajt tryeza me temë “Eksportet e Kosovës, mundësitë dhe pengesat”. Biznesmenët që morën pjesë në këtë takim theksuan se prodhuesit e Kosovës po ende po përballen me mallra të importuara dhe pengesa për eksportimin e prodhimeve të tyre. Ata shtuan më tutje se raporti në mes të eksportit dhe importit vazhdon të jetë në disfavor të prodhuesve të Kosovës. Udhëheqësja e Departamentit për Tregti në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli tha se fatkeqësisht në vitet e fundit Shqipëria ka parashtruar pengesa për bizneset e Kosovës ndërsa pengesat që vijnë nga Serbia janë edhe më të mëdha. Ndërkohë, drejtori i Odës Amerikane Arian Zeka theksoi se bilanci negativ tregtar tregon më së miri gjendjen e vështirë të bizneseve. Pjesëmarrësit në takim thanë se institucionet e Kosovës duhet të përkrahin më shumë prodhuesit vendor duke mundësuar pjesëmarrje nëpër panaire të ndryshme dhe që nëpër vende të Bashkimit Evropian të ketë atashe ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …