19 vjet nga fillimi i Betejës në Rezallë të Re (Ish-Ludovik)

19 vjet nga fillimi i Betejës në Rezallë të Re (Ish-Ludovik)

Më 25 nëntor 1997 policia serbe depërtua  në fshatin Vajanik të Drenicës, me qëllim për ta arrestuar luftëtarin e UÇK-së, Abedin Rexha, por ballafaqohet me një kundërpërgjigje të armatosur. Atë ditë luftëtarët e lirisë, Abedin Rexha me vëllezërit: Afrimin e Brahimin kishin rezistuar fuqishëm kundër policisë e cila gjatë luftimeve kishte plagosur Baki Krasniqin 11-vjeçar, ndërsa tërhequr me dy policë të plagosur.

Të nesërmen më 26 nëntor një ekspeditë ndëshkimore serbe me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vajanik. Luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin, Adem Jashari, në vendin e quajtur “Klisyra” sulmuan forcat e policisë dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të mundura. Në tërheqje e sipër, të frikësuara dhe të egërsuara nga goditjet, që u vinin nga të gjitha anët  që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të tërhiqeshin me shpejtësi dhe të qëllonin anash. Ata goditën edhe shkollën e fshatit Llaushë, me ç’ rast edhe martirizuan mësuesin, Halit Geci, në derë të shkollës. Mësuesi Halit Geci ishte u varros me një ceremoni popullore më 28 nëntor 1997. Në varrim ku morën pjesë mijëra liridashës nga Drenica e mbarë Kosova. Po atë ditë me urdhër të komandantit, Adem Jasharit, dolën publikisht para pjesëmarrësve në varrim: përfaqësuesit e UÇK-së, Mujë Krasniqi, (tani dëshmor) Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj. 28 Nëntori, shënon daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe radhitet  në mesin e tri datave  më të rëndësishme kombëtare: Kthimit të Skënderbeut në Krujë, më 28 nëntor 1443, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë, më 28 nëntor 1912 dhe lindjes së komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari,  më 28 nëntor të vitit 1955. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …