Prodhuesit e Kosovës

Prodhuesit e Kosovës po përballen me mallra të importuara dhe pengesa për eksportim

Organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u mbajt tryeza me temë “Eksportet e Kosovës, mundësitë dhe pengesat”. Biznesmenët që morën pjesë në këtë takim theksuan se prodhuesit e Kosovës po ende po përballen me mallra të importuara dhe pengesa për eksportimin e prodhimeve të tyre. Ata shtuan më tutje se raporti në mes të eksportit dhe importit vazhdon të jetë në disfavor të prodhuesve të Kosovës. Udhëheqësja e Departamentit për Tregti në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli tha se fatkeqësisht në vitet e fundit Shqipëria ka parashtruar pengesa për bizneset e Kosovës ndërsa pengesat që vijnë nga Serbia janë edhe më të mëdha. Ndërkohë, drejtori i Odës Amerikane Arian Zeka theksoi se bilanci negativ tregtar tregon më së miri gjendjen e vështirë të bizneseve. Pjesëmarrësit në takim thanë se institucionet e Kosovës duhet të përkrahin më shumë prodhuesit vendor duke mundësuar pjesëmarrje nëpër panaire të ndryshme dhe që nëpër vende të Bashkimit Evropian të ketë atashe ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burg për krime kundër shqiptarëve, në fshatrat e Pejës

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burg për krime kundër shqiptarëve, në fshatrat e Pejës

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, nga një gjykatë në Serbi u dënua me 20 …