Prof.ass.dr. Shkodran Imeraj: Në Lybeniq është kryer gjenocid më 1998 - 1999

Prof.ass.dr. Shkodran Imeraj: Në Lybeniq është kryer gjenocid më 1998 – 1999

Sot u mbushën plotë dy dekada, nga kur me 1 prill të vitit 1999, forcat e shumta ushtarake, policore e grupe paramilitare serbe hynë në fshatin Lybeniq të Pejës, dhe kryen masakër të tmerrshme ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.

Gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptar të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq.

Sot, 20 vite pas gjenocidit që është kryer në Lybeniq, kujtoj gjithë ata shpirtëra të pafajshëm që u flijuan në mënyrat më mizore.

Me ndjenjën e respektit dhe përkujtimit, kujtoj gjithë të rënët në Lybeniq me 25 maj të vitit 1998 dhe me 1 e 7 prill të vitit 1999. Kujtoj Muhamet Ukshinaj i cili ishte vetëm 18 muaj, kur forcat serbe e vranë dhe masakruan bashkë me Nënën e tij Shyhrete Ukshinaj (e cila ishte edhe shtatzënë), po ashtu sot kujtoj edhe Kreshnik e Fatmir Alimehaj, që të dy të mitur, të cilët barbarët serb i ekzekutuan, e ku sot dy dekada pas nuk dihet për fatet e tyre.

Lybeniqi sot ka dhembje, po lybeniqasit duhet të ndjehen krenarë sepse familjarët e tyre, kanë hyrë përjetësisht në historinë me të re të popullit shqiptar.

Nder e respekt për dëshmorët e martirët e rënë nga Lybeniqi me 1998 e 1999.

Prof.ass.dr. Shkodran Imeraj

Shef i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë – Prishtinë dhe autor i monografisë : “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”, botuar me 1 prill 2015 nga Instituti i Historisë – Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …