Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Putini dhe reflektorët e tij po përgatisin re të zeza mbi Kosovë

Në saje të luftës pandërprerë të Kombit shqiptar në fund të shekullit XX, u rreshtua shansa për bashkim, pa i bërë dëme asnjë populli fqinjë apo pakice kombëtare, brenda Shqipërisë Etnike. Këtij realitet po i frigohet Serbia neofshiste.

Konferenca ndërkombëtare e Rambujesë (6 II-19 III/99) ishte një “paradë” anglo-amerikane për ta afruar sa më afër-natyrshëm Rezolutën 1160 të KS OKB nga 31 marsi 1998.(Lexo: Raportin e Stejt-departamentit SHBA, i botuar në “Koha Ditore”, ku thuhet tekstualisht se NATO i kishte kryer planet për sulmimin frontal nga ajri ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë në maj 1998. Se, në shtator 1998 NATO i kishte limituar të gjitha caqet e bombardimit, prandaj Parmbuje ka qenë vetëm një “sheti turistiuke franceze”, për ta siguruar neokolonializmin serbian në fron, ndoshta pa shqiptar në Kosovë, ose 49% shqiptar, jevg, boshnjak, turq ….!.

Konferenca e Vjenës është prap një lëshim pe nga ana e agjentit Sorosit që 5-6% e serbëve në Kosovë të kanë të drejtë vetoje në pikat gjeostategjike të ndërtimit të shtetësisë Kosovës.

Bisedimet “teknike”  në Bruksel, janë fokusuar te dy persona polidespot, për ta bërë Brukseli pazarin sa më lehtë në dëm të strategjisë angloamerikne,që është synim i Sorosit, për ta siellë në shansë Putinin e Sibirit i cili u forcua duke i shit gas dhe naftë BE-s e sidomos Gjermanisë. Në këtë cionizëm (Vuçi-Thaçi), që ta vazhdojë lojën e vjetër të “marimangës” carokomuniste, Vuçiqi po  e luan efektëshem lojën e titizmit me lpi në dy legen (Kremlin dhe Bruksel-BE); i dyti-Hashimi, po e lun tmerrshëm “melodinë” e Ptutinit duke nënshkrur më 2013 krijimin e një “Republike serbe” në Kosovë, përmes maskimit të Pakos së Ahtisrizimit delimitues, demakrkues dhe dekorektues, pa i njohur fare këto koncepte, e duke luajtur me trojet kombëtare thue se është pronë e tij post koncerniste. Po e luan këtë lojë ky njeri sepse është i mbulur me një famë të UçK-ës, e në fakt është sharrur në knetat e ish KGB-ës dhe UDB-ës (renovuara dhe të adoptuara), të dya të “trasnformuara” në helm polidimenzional. Këtë lojë dihet se e ka kurdisur aq simfonikisht agjenti sieberian Dik Marti, sa që operacionit do t` i zbulohen plangët vetëm pas një gjysëm shekulli, kur çdo gjë do bëhet vonë për ndonjë korigjim bilingual.

Viti 2015 do të sjellë në qiellin politik të Kosovës një “rreze” akulli. Në Vjenë do të “rinënshkruhet” Marrëveshja për asociacionin e komunave serbiane në Kosovë. Por, aty, Marrëveshjes së 2013, do t` i shtohet një klauzulë se i tërë dokumenti duhet t` i nënshtrohet një verifikimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata pas një shyrtimi studimor do të publikojë se në Bruksel dhe Vjenë 23 herë është bërë shkelje e Kushtetutës Kosovës. Për këto shkelëje askush deri me sot nuk është marrë në pyetje sepse:policia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë janë të politizuara.Republikës Kosovës pra i duhet një veting rrënjësor demokratik.

Po bëhen tri (3) vite që Hashim Thaçi po thurë bisedime “teknike” të reja, për t` i kryer në të njetën kohë dy pazare: me i hik ftesës së Gjykatës Speciale që vet e ka votuar dhe me bërë komplote të reja në stilin e Rambujesë dhe Vjenës. Deri kur shtrohet pyetja.

Komploti i radhës i këtij personi është demarkimi )2) i kufirit me Malin e Zi, pa e bërë kurrë delimitimin (1) si detyrë e parë dhe dekorrektimin(3), si fazë e fundit, por duke shkelë çdo parim civilizues duke e detyruar një parlament kukull që ta ratifikojë. E ky ratifikim shkencorisht dhe ndërkombëtarshit është NULL. Me këtë Pazar të shpikur tinzishtë më 2013 kur dy shkrolagji do ta dorëzojnë një “studim” për “Ndarëjen teritioriale dhe administrtive të Kosovës 1944-2010”, e duke ia dhuruar siglën e “Akademisë”. Këtij pamfleti politik, pas të cilit shkrolagjitë i skajuan “Fletoret Zyrtare”, valide për çdo studiues tjetër edhe në Arkivë dhe në Bibliotekën Kombëtare. Vulën kësaj ndërmarrje ia dhuruan në vijim: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Enver Hoxha, Murat Meha, Hivzi Islami, Atifete Jahjaga. Këta e “tjtersuan” Qakorin dhe Kullën, si pjesë të rëndësishme gjeostrategjike të Kosovës si shtet, fakt ky që e argumentojnë të gjitha dokumentet arkivore valide.

Krahas realizimit të këtij skenari Putini dhe Sorosi kishin planifikuar grushtshtet në Mal të Zi, diverzion në një stadion në Shqipëri, atentat dhe grushtështet në Maqedoni, atentate në Kosovë. Të gjitha aksionet e kishin shenjën “madei in Putin”, ku BIA serbiaane ishte ndër sponzorët….

Skenari i radhës është krijuar me hallakamën e Thaçit në kordinim me Sorosin, Vuçiqin, Ramën dhe Bashën, duke e zabtuar një paln të vjetër të Dobrica Qosiqit nga vitet nëntdhejtë, për ndarjen e Kosovës. Në vijim ky rreshtim u modifikua në këmbim teritoresh, për të u abortuar në korigjim kufijësh. Tani HashimThaçi është fokusuar që t` ia “bashkangjes Preshevën Kosovës”, përqëndrim ky  që në Ballkan  do të hapte plagë të vetra që janë thurë nepër kongrese kinse paqësore. Në relitet Hashim Thaçi nuk spejgon fare se çka do të thot kjo politikë “ptriotike”  e tij. Po cili shiptar i vërtetë nuk e do Luginën e Preshevës, por presidenti i Kosovës si duket e ka bërë një lloj pazari pa hangjinë dhe tash në vednse të mirremi me çështje realiste. Mirremi me pasojat e cionizmit të Vladimir Putinit, që në esencë do ta maskojë OKUPIMIN e Krimes përmes imperializmit serbomadh. Nuk e din Hashim Thaçi, se çfar rëndësie gjeostrategjike ka çështja e rrugëve gjithëandej në vijën Selanik-Shup-Beograd. Thaçi, nuk e theskon askund se çka do të ngjaë me Veriune Kosovës, si është bërë zakon të quhet treva në veri të Ibrit. Nuk e denominon fare si çka do të ndodhë me Zveçanin, Leposaviqin, Zubin Potokun. E Synimi i Putinit dhe Sorosit me Vuqiqin (BIA-n) është; të grabitet të paktën Maja Demë Ahmeti në Kopaonik që është 2017 metra mbi siperfaqen e detit, prej së cilës maje (Kopaonik që tash serbët e quejnë Maja “Pançiq”), prej kah KONTROLLOHET përmes radarëve të vëndosur aty, i tërë Mesdheu dhe tërë livizja ajarore gjeostrategjike në Evropën Juglindore. Këtë “lima” e do Putini dhe Vuçiqi.

Në fakt, Kosova nga klerofashizmi serbian quhet “Jerusalem”. Por për Serbinë “Jerusalem” nuk është Kosova fare, por Vojvodina drithëdhënse dhe kryqzuese e ujërave me vlerë gjeostraetegjike. Ndërsa në Kosovë për Putinin dhe Vuçiin janë me vlerë: Maja Pançiq, Trepça, Ujmani, Thengjilli i Kosovës. Lidhur me këtë, fare në dokuemntet sektrete ruso –serbe, nuk përmenden manstriret mesjetare, që janë edhe të shqiptarëve vet, që i kanë ruajtur me shekuj.

Vuçiqi do pra t` i kontrollojë majet e maleve: Vasilefcin, Lisicën, Koaponikun, Qakorin, Kullën, për t` ia dhuarar në momentin e duhur Rusisë me apo pa Putinin. Këtu pushon pazari i Thaçit dhe Vuçiqit (tinzarë) që i mbulon synimet gjeostrategjike ruse, i pari dhe i dyti me apo pa vetëdie,me apo pa injorancë polivalnete kanceroze në dëm për demokracinë angloamerikane.

Kështu çështja e deklarimit të XH. Bolltonit në Ukrainë, para ca ditësh e plotëson shprehjen e tij më 2005 se “kurrë nuk duhet pranuar Pavarësinë e Kosovës”!. Për këtë pozicion punon Sorosi, Vuçiqi, Putini dhe në bisht të tyre me mjegulla të “vazhgës kumarës”, është plasuar çuditërisht Hashim Thaçi. Tani Serbia hapur më 31gusht 2018,përmes Vlladislav Jovanoviqit shfaqi qëndrimin se: “Kosova do të ndahet në 80% shqiptare dhe 20% serbiane”. Lidhur me këtë atentat të ri, të vjetër, duhet të konkludojmë se pala serbe nuk ka nënshkruar Marrëveshjen në Rambujenë, nuk ka nënshkruar në Vjenën (Pakon e Ahtisrit që na i ka lënë 16 plagë në shtet, lexo Kushtetutën-hb), por pala serbe me nxitje të Kremlinit, e ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, për ta siellë Rusinë e Putinit në shansë që të kyqet edhe një herë në “pokerin bllkanik” përmes Serbisë duke e vënë çlirimin e Kosovës dhe shtetësinë e saj në sprovë, për të shprehur diktat ala Krime. Këtë mjegull ruso- siberiane, Thaçi nuk po e kupton, ose po i bënë argat Dik Mrtinovit, për t` i larguar “spirancat” nga Haga.

E vërteta, Serbia nga viti 1918, nuk ka ekzistuar si shtetet fare. Ajo shtetësinë e vet e ka deponuar në M SKS e nga viti 1929 në Jugosllavi, e cila tani nuk ekziston ma si krijesë e Versajit dhe pzreve gjatë Luftës Dytë Botërore. Po ashtu Serbia po thirret në Rezolutën 1244 të KS OKB, nga koha kur nuk kishte Serbi fare. Pra kjo Rezolutë nuk ka të bëjë ndërkombëtarisht me Serbinë, por me RFJ, e cila u shpërbë me ndarjen e Malit Zi më 2007. Nëse i shtohet këtij reliteti Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, ku Serbia ka mrrë autogol, atëherë Kosova pa u pranuar nga Serbia, pa e evituar ky shtet Kosovën nga preambula e Kushtetutës, nuk duhet të ketë bisedime. Bisedime mund të ketë vetëm në mes shteteve të barabarta. Lidhur me këtë Hashim Thaçi, me të madhe përmes emisarëve në Beograd (Vlladisllav Jovanoviq), në Bruksel ( F. Mogerini dheXh. Soros terthorzi-hb), në Vashington përmes Xh. Bolltonit, po synon bonjizimin e Kosovës. No pasaran-Nuk kalon, ky pazar i Putinit dhe Vuçiqit që mjerishtë po ia bënë argatin edhe një kaste politike shqiptare në cilsinë e “Kalit Trojes”, kuptohet nëse ngjallet “Perandria Romake”, Bizantine, Osamne, Jugosllave, Ruse???, të cilat mund t` i ëndrrojnë si barcoleta të Nastradinit, me një kusht nëse heshtim dhe bëhemi palaço. Keni mendjen politikanë, jeni në një sprovë serioze neototalitare-nazisto-komuniste dhe klero-shoviniste.

Si përfundim, nëse ka dakordime gjeostrategjike Tramp-Putin në Helsinki shumë çështje për Kosovën dhe rreth Bllknit mund të na vejnë sërish në sporva të paparashikuara sepse Serbia luftë nxitëse nuk mundet të jetojë pa mizori në kontinutet. Atëherë Xh. Bollton del se dinë shumë për pzarin.Nga kjo droe, çështja po kthjellohet nga politike “brutale” gjermane, sepse takimi Merkel-Putin më 18 gusht 2018 po deshmohet se harmonia në mes Gjermanisë me një anë dhe Rusisë e Bolltonit në anën tjetër, do të jetë një lojë me fitoren e Kancelares hekurt, sepse Putini pa finansat gjermane është si peshku në zallin pa ujë. Shkurtë diçka po “zihet”, por dyshojë se Hshim Thaçi nuk do të jetë “gjellëbërës” i suksesëshem, si nënshkroi në Rambuje, Vjenë e Bruksel. Askund  hesapet nuk i kanë dalë aksiomë, sepse me theorema të tij jemi ngi qe njëzet vjetë.

Më 31 gusht 2018 Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti nga Gostivari: Më 8 maj fiton Fronti, dhe do ta anëtarësojmë vendin në BE

Kryetari i BDI dhe udhëheqësi i Frontit Europian Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me banorët …