Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka zhvilluar takim me z. Matthew Palmer

Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka zhvilluar takim me z. Matthew Palmer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ka zhvilluar takim me Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit të ShBA-së, me të cilin bisedoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për zhvillimin ekonomik, për fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Kryeministri Haradinaj falënderoi Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer, për rolin dhe përkrahjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën. Është me fat që në etapat më të rëndësishme të saj Kosova ishte ndihmuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahje kjo e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme në të gjitha fushat. Si institucione të Kosovës jemi të përkushtuara të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar shtetin amerikan për përkrahjen në përmbushjen e agjendës evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …