Dita e Dëshmorëve të Komunën e Vushtrrisë, është shënuar sot me aktivitete të shumta tematike e kulturore

Dita e Dëshmorëve të Komunën e Vushtrrisë, është shënuar sot me aktivitete të shumta tematike e kulturore

Dita e Dëshmorëve të Komunën e Vushtrrisë, është shënuar me aktivitete të shumta tematike e kulturore. Drejtues të pushtetit lokal, familjarë dhe përfaqësues të Shoqatave kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në dhe në memorialë tjera në qytet si dhe në Lapidarin e heronjve në Pestovë. Ndërsa ceremonia kryesore e shënimit të Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Vushtrrisë këtë vit është zhvilluar në varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, ku është mbajtur edhe Akademia përkujtimore. Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, tha se të gjithë ne sot përulemi me respekt para sakrificës së dëshmorëve të Vushtrrisë e mbarë popullit shqiptar, sepse gjaku i tyre u bë themel i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës. “Pa hyrë sot në historinë tonë, sa të dhimbshme, aq edhe krenare, në dhimbjet por edhe krenarinë e nënave dhe të baballarëve tanë, sot së bashku të gjithë ne përulemi me respekt para sakrificës së dëshmorëve të Vushtrrisë e mbarë popullit shqiptar, sepse gjaku i tyre u bë themel i lirisë e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Haxhiu: Vjosa Osmani po e shfaq paditurinë e saj si politikane me fjalime të liga dhe duke e injoruar UÇK-në

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka vlerësuar se ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku ka mungesë transparence

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku është kritikuar edhe nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e …