Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë zhvilluar një takim me Dekanin, Prof. Dr. Adrien Wing dhe ligjëruesin Prof. Nathan Miller nga Universiteti i Iowas. Në këtë takim anëtarët e Komisionit parlamentar kanë kërkuar nga profesorët që Kosova të merr asistenca nga ky universitet. Prof Miller, në adresimin e tij, ka thënë se Kosova juridikisht ka të drejtë të vendoset në listën e OKB-së si shtet sovran. Kosova mund të vendoset në listën e OKB-së si një komb sovran dhe në fakt ka një mënyrë si të bëhet kjo në aspektin ligjor. Ligjërisht kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe siç e kuptova është një proces në vazhdim mirëpo ne ishim në gjendje që të jemi të parët që të sjellim në vëmendje ministrit dhe është një fushë në të cilën do të jetë e mundshme. Ne kemi bërë një analizë të gjerë për rrugët ligjore për t’u bërë anëtar i OKB-së. Kosova edhe pa qenë anëtare e OKB-së, ka të drejtë plotësisht të anëtarësohet në shumë traktate shumëpalëshe. Ne po i shqyrtojmë rrugët që Kosova nëse vendos mund të bëhet pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare dhe që t’i sjell paditë aty drejtpërdrejt. Po analizojmë gjithashtu serinë e traktatit në Këshillin e Evropës për të përcaktuar që Kosova a mund të anëtarësohet a jo”, ka thënë Miller. (Kosovapress).
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …