Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! I

Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! I

PKMLSHJ, OMLK, LNÇKVSHJ, LRSSHJ, LPRK, LPRK-fraksion i LPRK, KKIOB, LKÇK, PRSH, Beslidhja demokratike si dhe grimcave tjera organizata në relievin e trojeve shqiptare e deri të UÇK-ja fitimtare!!! Populli shqiptar, si njëri ndër popujt më të vjetër të Europës, përjetoi dhe vuajti sa gjarpri nënë gurë. Çdo here i pushtuar, i shkelur i dhunuar e copëtuar nën regjimet e njëri pas tjetrit më shumë se 3000 vite. Pushtuesit ndërroheshin e secili që vinte ishte më i zi se i vjetri, për t‘ia vurë kulmin nga viti 1878 Mali i Zi së bashku me Serbinë gjakatare.

Aty të popujt e shtypur ku ka okupim klasik dhe shtypje të egër, linden lëvizje kombëtare

për t’ i bërë ballë shtypjes dhe për tu çliruar nga zgjedha e huaj. Lëvizjet çlirimtare organizohen në mes popujve të shkelur e shtypur, ku shpeshëherë pushtuesit e ndryshëm i kan iniciuar dhe organizuar vet lëvizjet për ti zbuluar më lehtë kundërshtarët dhe per ti qëruar hesapet me ta duke i vrarë apo burgosë, në rastin e dytë duke i stërvitur dhe duke i futur deri në krye të piramidës agjentet e vet për t‘i kontrolluar, dhe patur nën kontroll fuçinë dhe synimet e organizatës (orgaizatave)çlirimtare. Për të qenë sa më të suksesshëm aksioni kunder organizatave çlirimtare, pushtuesit zgjidhnin pjesëtarët e kombit të shtypur servilët duke i avancuar,  privilegjuar dhe rekrutuar në organet e sigurimit të pushtuesit.

Shikuar në formën e mënyrën e përçarjes së grupeve (organizatave revolucionare shqiptare) nuk përjashtohet mundësia se edhe në organizatat çlirimtare shqiptare kanë qenë të infiltruar agjentet e Serbisë.

Sa interesant është se pas LDB-së me përjashtim të NDSH-së të gjitha organizatat apo lëvizjet nacionaliste e irredentiste kanë qenë të orientuara nga Shqipëria, si dhe idol kryesor kanë pasur Enver Hoxhën. Këte temë kaq të ndieshme u takon shkencëtarëve që të studiojnë ta trajtojnë pa paragjykime dhe, nga të gjitha këndvështrimet, duke i marrë para sysh të gjithë faktorët relavant, kohë, vend, pozitë e në periudha të ndryshme kohore.

Në gjysmën e dytë të shekullit që iku, sferat e interesit të fuçive të mëdha ishin të

disfavorshme për trojet tona kështu që Shqipërinë e benë copa-copa.Pjesa më e madhe ngeli nënë pushtimin e Jugosllavisë, Kosova dhe viset tjera shqiptare. A u shit ,tradhtua apo u ble nga njëra palë tek tjetra më shumë se tre çerek të trojeve shqiptare ,edhe këte temë duhet studiuar dhe argumentuar pa inate shqiptarçe e nga të gjitha këndvështrimet.

Lufta e armatosur gjatë LDB-së në të gjitha trevat shqiptare nuk solli rezultate të

kënaqshme, u çlirua Shqipëria e Londrës, Berlinit dhe Vërsajës, ndersa pjesa tjetër ngeli nënë pushtimin e hekurt të Jugosllavisë

lufta e Drenicës e udhëhequr nga Shaban Polluzha, u shua me zjarrë e hekur, si dhe të gjitha grupet, apo kryengritësit me armë në dorë u vranë, burgosën apo u arratisën jasht vendit.

Pas tyre, kryengritja shqiptare nuk pushoi së ekzistuari duke nxjerrë në ballë figura më

Madhështore e historike të kombit tonë: Adem Demaçin, Kadri Osmanin e Metush Krasniqin me organizatën Lëvizja Revolucionare  për Bashkimin e Shqiptarëve të cilët ishin udhërrëfyesit e karvanit të bardhë të rreshtuar kundër Jugosllavisë se krajlit Tito. Pastaj u themeluan e formuan organizata të ndryshme si;  Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nënë Jugosllavi ,Partia Komuniste marksiste-leniniste shqiptare në

Jugosllavi e grupe apo organizata më të vogla në nivele lokale. Ku të gjitha këto organizata vepronin dhe zhvillonin aktivitetin e tyre atdhetar në Atdhe dhe, kishin raporte mes tyre tejet vëllezërore e të shkëlqyeshme bashkëpunimi.

Ishte bashkëpunim i shkëlqyeshëm ngase te gjitha këto grupe si dhe i mbarë populli shqiptar në Jugosllavi ishte i pushtuar dhe, se armikun e kishin para çdo votre shqiptare. Uniteti dhe bashkpunimi i grupeve ilegale ishte shumë në nivel korrekt dhe i sinqertë dhe ishte më unik se sa jeta e brendshme e një partie politike cila do qoftë ajo sot në Atdhe.

Armiku dhe bashkëpuntorët shqiptarë.  nuk kursenin duke i mbushur burgjet plot kryengritës, duke i denuar me denime drakoniane dhe duke i maltertuar e sakatuar para fëmijve ashtu si në kohen e inkuizicionit, çdo familje nacionaliste. Megjithate karvani i bardhë nuk nënshtrohej dhe nuk pushoi. Radhët zëvendësoheshin me anëtarë të rinjë, sidomos pas kryengritjes së përgjakshme të vitit 1981.

Këto ngjarje historike kishin efektin e vet, ku së paku tronditën në themele armikun dhe argatët e tij kolaborator duke e humbur davanë dhe kontrollin pushtues mbi shqiptarët.

Nga viti 1981 e tutje tereni për organizim të ilegales ishte më i përshtatshëm dhe asfaltuar me gjakun që u derdh në ato demonstrata. Por edhe në diasporën shqiptare ngjarjet e vitit

1981 arritën si rrufe ,ku dolën në përkrahje të vëllezërve të tyre duke organizuar demonstrata nëper metropolet e Europës, kuptohet se forma dhe organizimi i demonstratave në Europë ishte më komod dhe i lejuar me leje të posaçme nga organet e rendit.

Në Evropë kishte së paku dy rryma emigrantësh, të rinjët dhe të moçmit, ata të moçmit kishin huç rrugën, sepse si prioritet dhe synim kishin rrëzimin e pushtetit popullor të Enver Hoxhës ku bashkëvepronin me çdo shërbim sekret të huaj e, më së shumti me UDB- ën, për arritjen e këtij qëllimi të poshtër e pastaj t‘i „bashkojnë“ trojet shqiptare gjë, që ishte e pamundur deri sa Enveri të ishte në jetë dhe, grupi i të rinjëve që ishin punëtorët e përkohshëm qe kishin mërguar si punëtor krahu nga viti 1967 e tutje por, që ju kishin shtuar edhe të përndjekurit politik, siç ishte Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka. Edhe ky grup nuk ishte ndonjë foktor me rëndësi sepse ishte i pushtuar nga ambasadat dhe konsulatat jugosllave,si dhe të gjithë thuaja ishin punëtorë krahu me një pergaditje arsimi më së shumti shkollimin tetvjeçar.

Falë ngritjes intelektuale e atdhetare të Jusufit,Kadriut dhe shokëve të tyre në mërgim gjatë vitit 1981,u organizuan disa demonstrata kryesisht në Zvicër e Gjermani në perkrahje të kerkesave të vëllezërve të tyre në Atdhe. Por duke e parë rrezikun që po i kanoset nga fuçia intelektuale dhe organizative e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës,për ekzistencën e emrit Jugosllavi,i tërë aparati se bashku me kryeshefin e sigurimit shtetrorë jugosllav Stane Dollanci mori vendim për likuidimin e tyre fizik, kështu që u organizue prita 6 muaj rrjesht por me 17 janar 1982 me sukses kryen atentatin ndaj tre bijve më të mëdhenj të kombit tonë në ato kohë, atentat i cili edhe pas 40 viteve mbeti nënë hije dhe,i pa zbuluar. Ishte shumë i lehtë lekuidimi i tyre sepse  konsujt serb si Bashkim Hisari, Beqir Kuçi, Shefqet Berisha e tjerë nuk rrinin të heshtur kurë në ndihmë kishin Sadik Blakaj, pastaj tër ditën në bahnhofin e Stutgardit rrinte duke pirë kafe një burrë me kostum të zi hajshëm e jo i gjatë dhe, çdo here kishte rreth vetes në tavolinë tre-kater persona e që emër e mbiemër kishte Riza Bahnhofi.

Lirisht mundë të thuhet se 17 janari i vitit 1982 nuk ishte ditë e bashkimit të ndonjë apo,të

asfarë organizate të masave por, ishte fillimi i një moti të lig e të kobshëm ,ishte e zezë dita për Atdheun tonë të mjerë, sepse humbi tre kryengritës të pa nënshtruar kundër regjimit gjakatar të Beogradit ,si dhe i një fillimi të një përçarje te theksuar të grupeve dhe grupashëve në mërgim e, që thërritëshin si shpëtimtar të Atdheut.

Shtrohet pytja; si mundë të arrihej një bashkim i një organizate të masave në mes tre

personave kur dihet botërisht se Jusufi i shkretë ishte i kapur dhe shantazhuar për së gjalli dje,dhe, sot për së vdekuri nga një mikroborgjez dhe matrapaz që emrin e kishte të Turkut e mbiemrin e kishte të shkaut e ku nga sot do ja përkthej në gjuhën shqipe nëse e pranon

vet ndërrimin e emrit dhe të mbiemrit; (Sabri e ka selametin-sabri= Durim, si dhe Novosella=Fshatiiri)Durim Fshatiiri. Pra ku kishte guxim pa pëlqimin ,miratimin dhe pa e pytur tereziun e Stambollit të merr një hap të tillë si, dhe kurë dihet botërisht se marrëdhëniet e bashkëpunimit në mes Jusuf Gërvallës e Ibrahim Kelmendit kishte kohë që ishin të ngriera deri në dasmën e Kadri Zekës, ku në librin e tij tregon dhe shkruan Ibrahimi; në dasmën e Kadriut (dhjetor 1981) I thash Jusufit; që t‘i pyet dy dasmorët bacën Avdi dhe bacën Zymer se a po ta sabotoj shpërndarjen e gazetës Zërin e Kosovës, ku sipas Ibrahimit që të dy Zymeri dhe Avdiu me që kishin nga një djalë dëshiri në Atdhe ishin shantazhuar nga UDB-ja dhe ishin kthye në bashkpuntor të UDB-së.

E kujt i duhet proklamata e ketij bashkimi të pa qenë e të fantazuar sot, dhe çka fiton kush me këte dezinformatë naive e të pa shije e të pa kripë? Përpos që fitojnë ata që e fabrikuan dhe shpikën këte shpifje, dhe falsifikuan 17 janarin ditën e gjakut të derdhur për liri.

Prap na del në skenë demagogu e hileçari i pafund i çështjes madhore Durim Fshatariiri

dhe me 17 shkurt po të vitit 1982 (kjo është e vërtetë)së bashku me përfaqësues të Partisë

Komuniste Marksiste Leniniste te Shqiptarëve në Jugosllavi formojnë Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, ku me 14 maj te ati viti bien në kontakt me perfaqsuesit e Organizatës Marksiste Leniniste te Kosovës dhe i bashkangjitën organizatës se masave pa as një vërejtje, Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllave ku, organ i LRSSHJ-së mbetet Zeri i Kosovës me adresë ne Badhaustr,35 Biel-Bienne adresë i cila ishte trashiguar nga Kadri Zeka në një librari të një Zvicërani.

Në demonstraten e Bernit në Zvicer ku ishte demonstrata më madhështore deri në vitet 89-90, e organizuar ditën e shtunë me 26 qershor 1982,atë ditë ku filloj punimet konfresi i XII -të i LKJ-së e, thirrur nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi ku bashkangjitur me thirrjen për demonstratë ishte shpërnda edhe komunikata mbi bashkimin e tri grupeve atdhetare dhe formimi i LRSSHJ-së, e ku këte dokument e botoi këte vit Osman Osmani me 17 shkurt të këti viti në portalin e Radiokosovës së lirë, si një organizate e masave me emërimin e Republikës së trojeve të pushtuara në bazë nacionale e jo në emërtim gjeografik ,ku në Republikën Shqiptare në Jugosllavi do të përfshihen të gjitha territoret ku me shumicë janë shqiptarë. Ky emërtim u përshendet dhe mirëprit në terësinë e trojeve shqiptare të okupuara si një sihariq i i paparë ndonjëhere gjerë me tani, sepse Republika përcaktonte dhe përfaqësonte qartë dhe kthjelltë kombin që do ta mbuloj

Republika pra, kombin shqiptarë, dhe kjo komunikatë u shpërnda gjithandej ku flitet shqip, nga vjeshta e vitit 1982 e, sidomos nga muaji maj i vitit 1983 ku në krye të LRSSHJ-së në Atdhe ishte Rexhep Mala, Nuhi Berisha ,Enver Topalli e tjerë.

Në Atdhe nuk kishte as kohë, as komoditet e as përpjekje për divergjenca e luftë bërrylash

sikur që kushte në mërgim. Deri sa Lëvizja falë, aftësive gjigante të tëpavdekëshmëve Rexhep Malaj e Nuhi Berishës rritej e shtohej në Atdhe, në mërgim filluan të shfaqën paknaqsitë për rezidenca e karrige nga vetë themeluesit e LRSSHJ-së, kështu që filloi ndarja e grupit të parë qe udhëhiqej nga Abdullah Prapashtica, më vonë duke mos u kënaqë me pozitat në LRSSHJ-ë doli grupi i Durim Fshatiiri dhe për absurditet filloi të vetquhet LRSSHJ-ë duke e nxjerë të njëjtën gazetë me emërin e Zerit të Kosoves në Suedi ka mesi i vitit 1984.Ku per shkaqe të paaftësive intelektuale e organizative për nje kohë të shkurtë u shua dhe pushoj së vepruari grupi i vogël rreth kësaj organizate tinzare, që malpulonte façeziu Durim Aga, domëthënë se ishte një bashkim falco e formal e jo esencial për çështjen e Atdheut u vërtetua për një kohë të shkurt dhe, do të vertetohet edhe më vonë si është zi e më zi .

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Vazhdon vala e pandalshme e të dëbuarve (E shtunë 17 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon vala e pandalshme e të dëbuarve (E shtunë 17 prill, 1999)

Moti është përkeqësuar. Shi, stuhi, pastaj mjegull. Kemi mbetur në tendë dhe po presin derisa …