UCK

Projektligji përcakton masat për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, mbrojtjen e institucioneve, jo të individëve

Komisioni për Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Fadil Beka, anëtarë i grupit punues për këtë Projektligj, tha se është iniciativë e vonuar. “Ky Projektligj përcakton masat për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, këtu bëhet fjalë për mbrojtjen e institucioneve dhe jo individëve, ky Projektligj ka 12 nene nuk është i përkryer është një iniciativë e vonuar dhe pritet kontributi i secilit prej jush për të bërë një ligj sa më të mirë”, tha ai. Arbërie Nagavci, anëtare e komisionit nga radhët e LVV-së tha se ky projektligj ka probleme bazike në mënyrën e definimit të asaj se çka nënkuptohet me vlerë të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …