Brickos

Prokuroria e Nishit: Përdhosja me grafite e Xhamisë në qytetin e Nishit nuk është vepër penale

Prokuroria e Nishit: Përdhosja me grafite e Xhamisë në qytetin e Nishit nuk është vepër penale

Bashkësia Islame e Serbisë ka reaguar kundër përdhosjes së Xhamisë në qytetin e Nishit, ku tani për tani, persona të panjohur kanë shkruar grafite të ndryshme. Të përkujtojmë me këtë rast se në vitin 2004, me rastin e revoltës qytetare në Kosovës, serbët kishin djegur këtë xhami ndër të vetmet në Serbi, e cila dikur kishte jo më pak se 3400, xhami, mesxhide dhe shkolla fetare islame. Pavarësisht përdhosjes së xhamisë së Nishit, Prokuroria e Serbisë ka bërë të ditur se nuk është fjala për  vepër penale por vetëm me një kundërvajtje të thjeshtë, bën të ditur Tanjug. Shkrimi i grafiteve, qoftë edhe afër Manastirit të Deçanit, në Kosovë konsiderohet vepër e rëndë  penale.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …