Pashk Quni

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se hetimet për pjesëmarrësit në Masakrën e Dubravës janë duke vazhduar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se nga hetimet që i kanë bërë në lidhje me masakrën që ka ndodhur në Burgun e Dubravës para 23-vjetëve, deri tani i kanë intervistuar 60 persona që ishin aty. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se hetimet në lidhje me rastin e Dubravës janë duke vazhduar. Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se fillimisht, ky rast ka qenë i pezulluar për shkak të mungesës së të pandehurve dhe ruajtjes së afatit ligjor prej 2 vitesh të hetimeve. Mirëpo, me miratimin e plotësim-ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, në qershor të vitit 2021, me ç‘ rast është hequr afati i hetimeve dhe është lejuar gjykimi në mungesë, dosja penale është riaktivizuar për procedurë hetimore.  Tutje, thuhet se deri tani në këtë rast janë identifikuar 44 persona si të dyshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …