Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke hetuar dyshimet e ngritura ndaj operatorit të telekomunikimeve IPKO

Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke hetuar dyshimet e ngritura ndaj operatorit të telekomunikimeve IPKO

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar të martën se janë duke hetuar dyshimet e ngritura ndaj operatorit të telekomunikimeve IPKO për evazion fiskal dhe shmangie tatimore ndaj shtetit. Pasi është raportuar se një prej aferave më të mëdha në Kosovë të evazionit fiskal dhe shmangies së tatimeve ndaj shtetit është duke shkuar drejt zbardhjes nga Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me ATK-në, një ditë pasi  Prokuroria e Shtetit ka folur në lidhje me këtë hetim. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka thënë se kjo prokurori është duke i trajtuar këto dyshime në koordinimin të plotë me institucionet relevante. Lidhur me kërkesën e parashtruar nga ana juaj, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka pranuar këtë rast dhe është duke e trajtuar në koordinim të plotë me institucionet relevante”, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …