Brickos

Rozeta Hajdari

Prokuroria Themelore e Prishtinës po e shqyrton kontratën e nënshkruar kundërligjshëm nga ministrja, Rozeta Hajdari

Për kontratën e nënshkruar kundërligjshëm nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, me kompaninë “Kosmonte Foods”, për të cilën raportoi ekskluzivisht Albanian Post, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hapur rast dhe po e shqyrton. Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i shqyrtuar informatat lidhur me këtë çështje”, ka thënë për AP-në Laureta Ulaj, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë Themelore. Ulaj ka bërë me dite se kjo prokurori “në pajtim me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës do të veprojë në kuadër të kompetencave të saj”. Me 17 maj, Albanian Post raportoi se Hajdari nënshkroi kundërligjshëm një kontratë për “realizimin e projektit strategjik me subjektin “Kosmonte Foods” – i cili kap vlerën e mbi 11 milionë eurove. Ajo kishte dështuar të sigurojë brenda afatit ligjor “sigurinë e shtetit karshi investimit”, në vlerë prej mbi 1 milion euro, duke shkelur kështu ligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy palët, të cilën e publikoi Albanian Post, thuhej se marrëveshja u nënshkrua më 30 dhjetor 2022, ndërsa “sigurimi i marrëveshjes” – shuma prej më shumë se 1 milion euro – sipas dokumentit bankar ishte dorëzuar 4 muaj më vonë, me 25 prill 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …