Kryeministri, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters

Chris Murphy dhe Gary Peters thonë se kryeministri Albin Kurti tani duhet të ndërmarrë hapa të vështirë në dialog me Serbinë

Vizita e dy senatorëve amerikanë në Prishtinë, Chris Murphy dhe Gary Peters solli paralajmërimin se kryeministri Albin Kurti tani duhet të ndërmarrë hapa të vështirë në dialogun me Serbinë. Ata kanë treguar se u kanë bërë presion krerëve të shtetit të Kosovës që të lëvizin me shpejtësi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke treguar një nivel të ri serioziteti në këtë çështje. Paraprakisht, emisari special i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se duan që puna e zbatimit të marrëveshjes së fundit të kryhet deri në fund të verës. Kryetarja Vjosa Osmani ka paralajmëruar rrezik nëse ndërmjetësit do të kërkojnë diçka mes propozimit të Kosovës dhe atij të Serbisë për Asociacionin. Dy senatorë amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters erdhën të hënën në Prishtinë ku patën takime me Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, pas së cilave u paralajmërua se Kosova dhe Serbia janë para zgjidhjeve të vështira dhe se duhen ndërmarrë hapa seriozë. Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe mendoj se është e kuptueshme që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë tha senatori Murphy në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin  Kurti, duke iu referuar themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …