Promovohet libri me informata të luftës “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit” e autorës Fetnete Ramosaj

Promovohet libri me informata të luftës “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit” e autorës Fetnete Ramosaj

Sot në Sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit u bë promovimi i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit” të autorës së ndjerë Fetnete Ramosaj.

Kryetari i komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj tha se sot po promovojmë një vepër unike të autores unike për kohët tona. Fetnetja historinë e dokumentoi për të gjithë ne. Zëri i saj u shpërnda përmes medias shqiptare të luftës si radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosova Press etj. Libri është dëshmi për kumtesën kolektive i cili do t’u shërbej studiuesve dhe historianëve. ë ditë përveç përurimit të librit Autorja Fetnete Ramosaj ka ditëlindjen e saj. Ramosaj në fund citoi një fjalim të Fetnetës kur thotë se ua mora lakmi vëllezërve Bytyçi…”edhe unë krenohem që shteti im po me arriti këtë nivel” tha Ramosaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot jemi mbledh për të shënuar një të arritur që bëhet fjalë për një ushtare e cila ka kryer me suksese punën e saj. Fetnetja me veprat e saj do t’i mbijetoj kohës. Ajo i dha dëshmi e materiale të mjaftueshme fakto-grafike për studime tjera. Faleminderit Fetnete për suksesin dhe dhuratën që ja jepe popullit tonë, tani kur nuk je në mesin tonë. Vepra e Fetnetës është e gjallë ajo jeton me ne dhe brezat e ardhshëm. Ajo një jetë ia kushtoi kombit. Ai i ndau familjes Ramosaj Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Gjeneral Kudusi Lame tha kush donë ti shërbej kombit e atdheut nuk i ndal as vdekja. Kur mora librin e Fetnetës e kuptova se atë që nuk e bëjnë dy qeveritë shqiptare po e bën Fetnetja nga përtej bota. Kjo vepër e Fetnetës afishon madhështinë e kohës. Ajo mban brenda vetës historinë kombëtare. Autorja ka raportuar nga zjarri i luftës. Ajo u tërheq vëmendjen atyre qe e mohonin luftën. Faleminderit Fetnete Ramosaj që na solle këtë libër madhor, tha në fjalimin e tij Kudusi Lame.

Prof Dr. Selim Daci njëherësh babë dëshmori tha se ndriçimi i së kaluarës është punë e hulumtuesve dhe studiuesve. Ne jemi komb që po përjetojmë një rilindje të re. Dalja në skenë e UÇK-së dhe detyrimi deri ne kapitullim i Serbisë dëshmoi për luftën tonë. Libri i Fetnete Ramosaj paraqet faktet e luftës së UÇK-së. Temë bosht është themelimi i luftës. Veprimtaria e saj, dalja publike e UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës.

Bashkëveprimtari i Fetnetës Rasim Selmanaj në mënyrë të përmbledhur foli para të pranishmëve për vitet e punës qe kishin bashkë në aktivitetet e ndryshme si nga revista “Zgjimi” e shumë të tjera. Ky libër që po promovojmë është dëshmia se sa konsekuente ka qenë vepra dhe jeta e saj. Ajo iu kundërvu propagandës serbe me shkrime e studime të tjera. Heroina që bëri pushkë e penë bashkë.

Recensenti i librit dhe bashkëluftëtari i Fetnetes, Faton Mehmetaj ndër të tjera tha se ky libër është testamenti fuqishëm që tregon qartë se të gjithë ata që japin kontribut në çështjen kombëtare nuk harrohen kurrë. Kjo vepër është ndër librat e rrallë që është shkruar mbi bazën e dëshmive autentike dhe si i tillë hedhë dritë mbi përcaktimet dhe zhvillimet e ngjarjeve të kohës. Fetnetja ka qenë dhe mbetet gjigand i mendimit progresiv që tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare. Ajo ka punuar në zbardhjen e krimeve që i ka bërë Serbia mbi popullin e Kosovës ndoshta më shumë se të gjitha institucionet në anën tjetër. Ai tha se do të botohen edhe veprat e tjera të Fetnetes të cilat janë në dorëshkrim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …