leoni

Albin Kurti: Qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit

Albin Kurti: Qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Gjermani, i cili është organizuar nga Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung. Kurti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë panel ka theksuar se Qeveria e drejtuar nga Vetëvendosje, do ta nxjerr Kosovën nga kriza. “Nën organizimin e Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung mbrëmë isha në panel me deputetin e SPD-së gjermane, Josip Juratoviq, nën moderimin e organizatorëve z.Daniel Reichart dhe znj.Valeska Esch. Para një audience të respektueshme, të përbërë nga politikanë, deputetë, diplomatë e ish diplomatë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare, diskutimi u zhvillua sipas rregullave Chatham House. Pas prezantimeve 15 minutëshe u debatua hapur me të pranishmit mbi temat dhe çështjet e ndryshme, prej ndotjes së mjedisit te dialogu me Serbinë te vullnetarët e majtë që duan ta ndihmojnë Vetëvendosje!-n për fitoren me 6 tetor… Theksova që Kosova vetë nuk është problem, por se ajo ka shumë probleme. Se qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit, dhe, se për këtë kemi nevojë për ndihmën ndërkombëtare, e sidomos përkrahjen e BE-së e të miqve gjermanë”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …