Brickos

Promovohet libri monografik “DJALOSHI ME SHIKIM LIRIE – AHMET ALUSH PANTINA” kushtuar dëshmorit, Ahmet Pantina

Promovohet libri monografik “Djaloshi me shikim lirie – Ahmet Alush Pantina” kushtuar dëshmorit, Ahmet Pantina

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Ahmet Alush Pantina, sot në ora 10: 00 janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve tek Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës. Ndërsa ora 10:30 janë mbajtur homazhe tek lapidari i dëshmorit në fshatin Llozicë. Kurse në 12:00 është promovuar libri monografik “DJALOSHI ME SHIKIM LIRIE – AHMET ALUSH PANTINA” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Kryerdaktori dhe drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla në fjalen e tij tha se historiigrafia shqiptare po begatohët edhe me ketë vepër. Ishin armët e UÇK-së të cilat e hoqën maskën gjenocidale të Beogradit. Ahmet Pantina me rënien e tij ishte frymëzim për ne.  Recensenti Nuri Behxheti vlërsoi lartë vlerën e librit. Lufta e fundit është me e madhja dhe me e sukseseshmja. ky liber është i vogël për të përfshirë jetën e heroit Pantina. Recensenti tjetër Ibrahim Gashi e përshkroi jetën dhe veprën e dëshmorit Ahmet Pantina. Sali Bashota recensent, tha se kjo vepër portretizon dëshmorin Ahmet Pantina me heroizmin dhe luftën e UÇK-së , veprimtaria e 19 vjeçarit Ahmet Pantina ishte heroike tha ai. Ndërsa uutori i librit Jusuf Osmani tha se jam munduar që me fakte ta paraqes jetën dhe veprën e dëshmorit Ahmet Pantina. Në emër të familjes vëllai Xhevdet Pantina e falënderoi autorin dhe panelin e profesorëve por edhe të pranishmit për pjesëmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …