Kryetarja kroate Kitaroviç ia bënë me dije edhe njëherë Thaçit se është kundër idesë se tij për ndryshim të kufijve

Kryetarja kroate Kitaroviç ia bënë me dije edhe njëherë Thaçit se është kundër idesë se tij për ndryshim të kufijve

Ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë ishte tema kryesore e takimit mes kryetarit Hashim Thaçi dhe homologes së tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Kitaroviç ia ka kujtuar edhe njëherë Thaçit se është kundër ndryshimit të kufijve. “Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë”, ka thënë presidentja Grabar-Kitaroviq. Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, thekson se Grabar-Kitaroviq është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin “ka ndarë shqetësimin rreth situatës në Evropën Juglindore në lidhje me proceset e rëndësishme që do të pasojnë brenda një kohe të shkurtër”. “Ishte një takim shumë produktiv. Vlerësoj faktin se ai në këto ditë do të ketë 128 takime dhe jemi pajtuar se do të vazhdojmë dialogun. Ndamë shqetësimet për gjendjen në Evropën Juglindore, proceset që do të hapen në të ardhmen, duke filluar nga zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë dhe faktin se nuk ka ndryshuar ligji i zgjedhjeve, nëpërmjet bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, deri në pritjen e rezultateve të referendumit të Maqedonisë për emrin e shtetit”, ka thënë Grabar-Kitaroviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …