ataturk

Protesta masive të opozitës në Turqi kundër përpjekjeve për grusht shtet

Forca më e madhe e opozitës, në Turqi, Partia Republikane Popullore së bashku me partinë e Drejtësisë dhe disa parti të tjera kanë mbajtur një protestë në sheshin “Taksim” të Stambollit.  Tubimi përkrahu koalicionin qeveritar dhe institucionet në vend, duke dënuar ashpër përpjekjet e një segmenti të Ushtrisë turke për grusht shtet. Kryetari i Partisë Republikane Popullore  Kemat Kiliçdaroglu ka lexuar një deklaratë në të cilën kjo parti dënoi ashpër organizatorët e Puçit ushtarak si dhe bashkëpunimin, që ata kanë pasur me qarqe të ndryshme jashtë Turqisë. “Kjo është dita kur u shkrua historia. Përpjekjet për grusht shtet kundër rendit tonë demokratik morën një kuptim dhe dimension në kohën kur populli e shfrytëzoi të drejtën e tij për rezistencë”, ka thënë Kiliçdaroglu. Protestuesit kanë mbajtur në duar edhe foto e mëdha  të  Kemal Ataturkut, ideatorit dhe krijuesit e Turqisë moderne. Ata kanë brohoritur në mbrojtje të demokracisë dhe kundër përpjekjeve për grusht shtet.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …