Pse frika nga komunizmi e barazia ka qenë dhe është evidente kudo në botën mujshare kapitaliste

Pse frika nga komunizmi e barazia ka qenë dhe është evidente kudo në botën mujshare kapitaliste

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Në periudhën e kaluar  gati 50-vjeçare të sundimit të sistemit socialist-komunist, në vendet socialiste,  është mësuar dhe është studiuar marksizmi, jo vetëm si doktrinë, si drejtim në filozofi, por edhe si shkencë e materializmit dialektik. Ajo filozofi në esencën e kundrimit materialit të botës ka qenë dhe është shkencore, sepse shërbehet me fakte shkencore, por edhe trajtohet, analizohet e sintetizohet  me një metodologji të mirëfilltë shkencore.

Për të parë dhe për t’ u bindur sot në qëndrueshmërinë e analizave shkencore të filozofisë marksiste, duhet të kthehemi e të lexojnë atë literaturë shkencore, pa paragjykime banale, idiotike, sepse ajo literaturë mohohet pa fakte, ose përjashtohet kategorikisht vetëm sepse është marksiste,  dhe kjo bëhet në emër të barazisë dhe demokracisë dhe në emër të lirisë së shprehjes së mendimit të lirë e profka  të tjera, që nuk i ha as tharku i derrave.

Frika nga komunizmi ka qenë dhe është evidente kudo në botën mujshare kapitaliste, sepse filozofia materialiste marksiste çjerrë maskat, denoncon krimin kapitalist në rrugë për t’ ia imponuar  rendin e vet tërë botës.

Prej viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore  e deri në vitin 1990, në dy të tretat e shteteve të botës sundonte e majta socialiste komuniste, e cila edhe tani sundon më shumë se në gjysmën e botës, në pesë shtetet e forta komuniste në krye me Kinën, fuqia herë e parë herë e dytë ekonomike e ushtarake e botës,  dhe prezenca e partive të majta socialiste në një pjesë të madhe të shteteve më të industrializuara të Evropës dhe të botës. Partitë socialiste, laburiste, punëtore, apo spektri i partive neoliberale, ekologjike e të gjelbra është i pranishëm  dhe mjaft i zhvilluar kudo në botë.

Me qëllim për ta kuptuar më mirë sistemin e quajtur kapitalist në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, të cilin po e mbajmë mbi supe  si të keqen e domosdoshme, sikur gungën që e mbanë gungaçi gjatë tërë jetës,  po u sjellim me këtë rast vetëm disa mendime shkencore të Leninit në studimin e tij shkencor: Tri Burimet dhe tri pjesët përbërëse të  Marksizmit.

Duke i bërë një rekapitullim sistemit kapitalist para 100 viteve, ja si i referohej këtij formacioni shoqëror, Lenini, legjenda e klasës punëtore e tërë rruzullit…

Kapitali, i krijuar me punën e punëtorit, e shtyp punëtorin duke i rrënuar pronarët e vegjël dhe duke krijuar ushtrinë e të papunëve.

Në industri fitorja e prodhimit të madh të bie menjëherë në sy, po edhe në bujqësi ne shohim të njëjtin fenomen: epërsia e bujqësisë së madhe kapitaliste shtohet, zgjerohet përdorimi i makinave, ekonomia fshatare bie në kthetrat e kapitalit monetar, bie poshtë e më poshtë dhe rrënohet nën peshën e teknikës së saj të prapambetur. Në bujqësi format e rënies së prodhimit të vogël ndryshojnë, por vetë kjo rënie është një fakt i padiskutueshëm.

 

Duke e mundur prodhimin e vogël, kapitali çon në rritjen e rendimentit të punës dhe në krijimin e pozitës monopoliste të bashkimeve të kapitalistëve më të mëdhenj. Vetë prodhimi bëhet gjithnjë më shoqëror, — qindra mijëra dhe miliona punëtorë lidhen në një organizëm ekonomik të drejtuar me plan, kurse produktin e punës së përbashkët e përvetëson një grusht kapitalistësh. Shtohen anarkia në prodhim, krizat, gara e tërbuar për të siguruar tregje, pasiguria e jetesës së masës, së popullsisë.

 

Duke i bërë punëtorët gjithnjë më të varur nga kapitali, rendi kapitalist krijon fuqinë e madhe të punës së bashkuar. Marksi e ka ndjekur zhvillimin e kapitalizmit që nga embrionet e para të ekonomisë së mallrave, që nga këmbimi i thjeshtë deri te format e tija më të larta, deri te prodhimi i madh.

Dhe eksperienca e të gjitha vendeve kapitaliste, si të vjetra, ashtu edhe të reja, ua tregon qartë nga viti në vit një numri më të madh punëtorësh saktësinë e kësaj teorie të Marksit.

Kapitalizmi ka fituar në gjithë botën, por kjo fitore është vetëm pragu i fitores së punës mbi kapitalin.

Lenini jo vetëm që i kishte bërë anamnezën shoqërisë kapitaliste e feudale të kohës së tij, por ai kishte shkuar edhe shumë më larg, duke kryer të parin Revolucion botëror të punëtorisë e të fshatarësisë në Rusinë feudale borgjeze, e cila  edhe ashtu  ishte duke vdekur nga vetvetja, nga kontradiktat klasore e shoqërore që kishin arritur kulimin dhe në atë luftë kishte fituar shumica (bolshevike) sovjetike.

Nuk është fjala për ndonjë nostalgji, as argatëri që mund t’ i bëhet një sistemi, që kishte arritur ta bënte faktor klasën e të varfërve e të shtypurve, duke u bazuar në mësimet e internacionales:

Ngrihuni ju o të munduar

ju te urët skllevër anë e mbanë

na buçet gjaku i turbulluar

s’duam padron dhe as tiran.

 

Botën mizore ne do ta shkatërrojmë

që nga themelet e pastaj

me duart tona do të ndërtojmë

botën e re në vend të saj.

 

Është lufta finale

vendimtarë mbi dhe

Internacionale

do jete botë e re.

 

Sot në kaosin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, në kapitalizmin e xhunglës, kemi një regjim edhe më shfrytëzues e më kriminal sesa kapitalizmi standard,  sepse këtu përfitimi, zhvatja shfrytëzimi nuk bëhet sikur në  sistemin kapitalist prej industrialistëve,  magnatëve, që të paktën të ofrojnë punë me detyrime dhe obligime të caktuara.

Këtu,  militanti i djeshëm partiak, në garën zgjedhore sapo i fiton  zgjedhjet, automatikisht fiton edhe të drejtën e udhëheqjes së institucioneve,  dhe, për fitoren që ka marrë nga 20 apo pak më shumë për qind të atyre, që kanë marrë pjesë në zgjedhje,  e merr në dorëzim buxhetin e shtetit, të cilin e ndanë për vete, duke u bërë përfitues i një kapitali të përbashkët shoqëror, pa derdhur asnjë pikë djerse, pa investuar, pa rrezikuar asnjë pasuri, pronë apo investim.

Kjo është gara e partive politike në sundimin  e sotëm kapitalist në Kosovë,  dhe në këtë garë më të lehtë,  sesa gara në futboll apo në sporte të tjera, të drejtën për të qeverisur e merr jo kapitalisti që ka investuar në industrinë e tij, por produktin e punës së përbashkët e përvetëson një grusht politikanësh.  Ata  pasi kanë fituar zgjdhjet  duke blerë vota, duke i mashtruar votuesit me premtime, duke u zotuar se në rast fitoreje do të fitojnë të gjithë nga paraja publike, gjatë një apo më shumë mandateve fitojnë edhe të drejtën për ta ndarë buxhetin e vendit, sipas orekseve të tyre.

Pikërisht paraja publike bëhet mollë sherri në pazarin e ndarjes së pushtetit. Ky karrem  bën që të bashkohen për të bashkë-qeverisur,  ata që deri dje kanë bërë përpjekje t ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit, të djathtë e të majtë, sepse të gjithë i bashkon qëllimi i përbashkët, zhvatja e buxhetit për interesa të tyre dhe jo për të mirën e popullit. 

Andaj nuk ka asgjë të keqe të merren në shqyrtim përvojat botërore të zhvillimit të regjimeve shoqërore, të krahasohen ato dhe të zbulohen forma qeverisëse, të cilat nuk prodhojnë  kontradikta të thella në zhvillimin heterogjen të një shoqërie, sikur është kjo ta themi shoqëria jonë me elemente feudo-kapitaliste, ku krejt gara e marramendshme bëhet për t’ iu qepur pushtetit dhe për të siguruar pastaj materialisht  veten, të afërmit, partiakët, votuesit, jo vetëm për një brez. Ky është kapitalizmi, që për një natë të bën milioner,  dhe nuk ndalet me kaq, por mbetet vazhdimisht në garë, jo për ta ndërruar botën e re të lirisë e të barazisë për të gjithë,  por vetëm për fitimtarët, mujsharët, të agraisurit, deledashët, gjysmakët, ata që i dalin zot çdo pune, vetëm me qëllim për t u pasuruar brenda një kohe të shkurtë, pa investuar asgjë, por  duke përfituar nga rendi shoqëror i cili e jep këtë mundësi, duke u mbështetur në ligjet e lirisë, barazisë dhe konkurrencës së të gjithëve, në një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve…

 ( Ahmet Qeriqi)

12. 1. 2020

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …