PSRK  ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë. I dyshuari S.R , është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Merdar. I njëjti, siç bën të ditur prokuroria, është ndaluar për 48 orë. ”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Kodin e Procedurës Penale, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e integritetit të hetimeve në zhvillim” thuhet në mes tjerash në njoftimin e  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Në Ditën e Rinisë, të rinjtë meritojnë të flasim për të ardhmen, jo për krizën institucionale

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mosfunksionalizimin e institucioneve, duke thënë …