Tema të tjera...
Mos u lodhni me i zbuluar ata me maska!
Përgjegjësi e atij që thërret në kryengritje “paqësore”?! Sikur ai po e shpëtonte Shqipërinë, ai i cili dy herë e ka kallur!
Ai kërkon gjak dhe dëshmorë, kurban për pushtetin e tij! Ishte krejt i tejdukshëm kur në fjalim kërkoi përdorim force dhe kur u arsyetua publikisht para atyre që i kanë dhënë mision, kur tha: “miqtë tanë presin nga ne ta shpëtojmë Shqipërinë”.
Si përherë, mediat e paguara bëjnë propagandë në favor të Berishës!
Berisha u thirri në një kauzë, por nuk prezantoi ndonjë kauzë, pos asaj që mund të kuptohej: me nda pushtetin me një qeveri teknike!
Me siguri i duhet afirmim dhe faktorizim, si dhe dalja nga balta, nga bataku ku e ka futur, të përçarë, opozitën!
Berisha e la Shqipërinë pa opozitë, duke e ngatërruar e drejtuar drejt shkatërrimit, duke e përdorur vetëm për interesin personal të tij!
Dalin gazetarë argatë e djallit dhe opinionistë, akuzojnë policinë pse ka intervenuar; sjellin dyshime të kota, kur çdo gjë është e incizuar në kamera: a intervenoi policia e para apo hodhën molotovë e raketa artizanale kryengritësit, drejt kryeministrisë dhe policëve!
Shumë absurde kur thonë: si ka mundësi të godasë policia!
Pastaj s’kanë të drejtë deputetët të pengohen nga policia, qoftë edhe kur janë në ballë të dhunuesve!
Maskarallëk pa kufi: lajmërohet protesta, koha e saj, kur dhe ku fillon dhe sa zgjat; pastaj veprohet sipas tekave dhe misionit që kanë!
Shpalos Berisha kënaqësitë e veta që u bë çështja Balluku pengesë që Shqipëria të mos hyjë në BE.
Si dhe thërret t’i njoftojmë Europën (“miqtë”) për “narko-shtetin”, kriminalitetin, korrupsionin dhe shtetin joligjor, me qëllim që të mos hyjë në BE Shqipëria.
Thotë se duhet shpejt e me çdo kusht të pengohet Shqipëria në kilometrin e fundit drejt Europës!
Turp për ata që i shkojnë pas dhe janë aq agresorë; në këtë protestë ishin pak pjesëmarrës në kryengritjen–protestën!
Vetëm për një copë pushtet kërkohet të jepet gjak dhe viktima!
Si dhe bëjnë sajesa dhe veprime mohuese për të justifikuar kryengritjen!
Deri ku shkon nihilizmi i Berishës dhe i njerëzve rreth tij?!
Kush i shtyn dhe kush i paguan ta kryejnë këtë mision kundër Shqipërisë?!
Populli e thotë në një fjalë të urtë: Uji fle, armiku nuk fle!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
