Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar raportin për fermerët, të cilët kanë plotësuar kriteret e aplikimit dhe janë përzgjedhur si përfitues për ndërtimin e serrave me participim 80% komuna, 20% fermeri duke u bazuar në thirrjen e publikuar të datës 20.09.2019.
Vërejtje:
Përfituesit për serra janë fermerët në këtë listë nga Nr.1 deri me 237.
Fermerët nga Nr.238 deri me 244 janë dranguar në listën e pritjes.
Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), për të nënshkruar kontratat dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data :02.03.2020 deri me 31.05.2020. Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 7 ditë nga data e publikimit të rezultateve.