Punohet ne realizmin e projekteve të parapara për këtë vit

Përkrahja ndaj bizneseve prodhuese dhe zhvillimi i turizmit janë dy objektiva kryesor për këtë vit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në komunën e Ferizajt.

Gjatë një raportimi të punës tre mujore të këtij dikasteri me rëndësi, drejtuesit e tij, kanë thënë se në kuadër të përkrahjes së bizneseve, në planin afatshkurtër kjo drejtori ka iniciuar  procesin e dhënies  së pronave komunale me qera, ndërsa lidhur me aspektet e zhvillimit të turizimit, kanë paralajmëruar krijimin e një web faqeje përmes së cilës do të  jepen informacione të nevojshme për vendet turistike të komunës së Ferizajt.

“Gjatë këtij tre mujori drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm ka iniciuar  procesin e dhënies  së pronave komunale me qira dhe tash jemi në fazën përfundimtare të këtij procesi. Gjithashtu janë paraqitur procedurat për krijimin e ueb – faqes komunale të turizmit e cila do të jetë e dedikuar për  turizëm dhe do të shërbej për ofrimin e informacioneve të  qytetarëve dhe vizitorëve tjerë ku mund të njihe me vendet e ndryshme, por edhe lokacionet që kanë rëndësi të veçantë për komunën e Ferizajt. Gjithashtu projekt tjetër është qendra e përpunimit të drurit në fshatin Greme e cila është në përfundim e sipër ku siç e dini ky është projekt i komunës së Ferizajt dhe Bashkimit Evropian, në muajt në vijim pritet që të përfundojë gjithçka”, ka thënë drejtori i DZHET, Shemsedin Sojeva.

U bë e ditur se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, po përgatit dokumentin për dhënien në shfrytëzim të tokave në zonën ekonomike në fshatin Babush nga fakti se bizneseve aktuale që afarojnë aty u ka skaduar afati. U tha po ashtu se po punohet edhe në realizimin e shumë projekteve njëri ndër ta edhe rregullimi i shtigjeve për biçiklist nga Parku i Lirisë deri në fshatin Nerodime.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skënderaj po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë

Po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Skenderajt. Aksioni do të …