Putini i ka dhënë "urdhrin" e lartë Aleksandër Vuçiqit, ashtu si disa kryetarëve vasalë të shteteve satelite të Rusisë

Putini i ka dhënë “urdhrin” e lartë Aleksandër Vuçiqit, ashtu si disa kryetarëve vasalë të shteteve satelite të Rusisë

Gjatë vizitës së tij në Serbi, kryetari i Federatës Ruse, Vladimir Putin i dha “Urdhrin” e Shën Aleksandër Nevskit, kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nënshkrimi i Urdhrit të Putinit ishte bërë më 7 janar dhe u njoftua zyrtarisht se Vuçiç, i cili u shpërblye për “një kontribut të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”. Vuçiç i takon shtetarëve të rrallë që morën Urdhrin e Shën Aleksandrit Nevskit. Pranë tij, mbajtësit e Urdhrit janë edhe shtetet satelite të Rusisë, të cilave Putin e ka dhënë të njëjtin “urdhër”. Ata janë kryetari Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, Nursultan Nazarbajev i Kazakistanit, Emomali Rahmon, i Taxhikistanit, Gurbanguli Berdimuhamedov i Turkmenistanit dhe Almazbek Atambajev i Kirgizistanit. Dhe për ironi, mund të thuhet se kryetari i Serbisë duke fituar këtë urdhër, renditet ndër udhëheqësit e “një bote të lirë demokratike”.

Në drekë të organizuar me rastin e vizitës së Putinit, Vuçiçi mblodhi të gjithë pasuesit besnikë të Rusisë. Aty ishte u  pashmangshmi, Milorad Dodik, ka pasur politikanë të ndryshme pro-ruse në Mal të Zi, vetëm Gruevski nuk u pa,  por mungesa e tij është e justifikuar, pasi ajo është në arrati, duke ikur nga ligji i shtetit të vet. Dhe të gjithë morën mundësinë që, nën patronazhin e Vuçiqit, të shprehnin besnikëri ndaj zotit rus. Dodik është në mes të shteteve fqinje janë ankuar bosit për  kolegët e tyre boshnjakë, për formimin e ngadalshëm të qeverisë në nivel shtetëror, për shkak se “institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës efuzojnë anëtarësimin në NATO.

Udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Milan Knezevic Putinit i kishin përcollë përshëndetjet e popullit serb në Mal të Zi, duke shtuar se  pjesa më e madhe e e tyre sheh Putinin si kryetar të vetin, që ishte një surprizë për vetë Putin, sepse duket se ai nuk është mësuar me këtë shkallë të servilizmit. Si mund të trajtojnë qytetarët e një vendi, kryetarin e një vendi tjetër? Por, kur njerëzit duan që vendi i tyre të bëhet një krahinë ruse, gabime të tilla logjike bëhen normale… (Tomislav Markoviq, Al Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …