leoni

Qelaj: Ligji për mbrojtjen ndaj diskriminimit nuk po zbatohet në praktikë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka tërhequr vërejtjen se ligji për mbrojtjen ndaj diskriminimit nuk po zbatohet në praktikë. Ai ka shtuar më tutje se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së mekanizmave të qartë ligjor për raportimin e shkeljeve. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka bërë të ditur se është realizuar një hulumtim mbi punësimin e grave në sektorin publik, i cili tregon rritje të përqindjes së grave në këtë sektor, por një mungesë të përfaqësimit të tyre në pozitat vendimmarrëse. “Kemi bërë një hulumtim në lidhje me punësimin e grave në sektorin publik sepse në sektorin privat e kemi të pa mundur të bëjmë një vlerësim dhe një analizë të tillë. Na ka dalë se në përqindje ka rritje, thjesht është përtej pritjeve që ne kemi pasur, por kjo nuk është e njëtrajtshme në të gjitha pozitat. Përderisa, numri i grave në sektorin publik është rritur, numri i grave që janë pjesë vendimmarrëse, gjithmonë është më i vogël se burrat dhe këto vërehet një diskriminim”, ka theksuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …