Brickos

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ne Viti pajiset me sistem qendror te oksigjenimit

Komuna e Vitisë, përmes investimeve kapitale ka pajisur QKMF-në në Viti, konkretisht repartin e urgjencës si dhe shërbimin e urgjencës në QMF -Pozheran me sistem të oksigjenimit qendror. Në këtë përurim mori pjesë kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, Hanife Januzi. Kryetari Haliti përgëzoi stafin për punën e deritanishme dhe uroj për investimin në oksigjenim, ku theksoi që është një investim me rëndësi në këtë kohë pandemie, ku nevojat për oksigjen janë rritur shumë. Përndryshe u bë me dije se Vitia vazhdon të ketë numër aktiv të pacientëve me COVID-19 dhe sistemi i oksigjenimit është i nevojshëm dhe jetëshpëtues për pacientet. Ndërsa Dr.Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoreshë e QKMF-së në Viti, falënderoj institucionet komunale për mbështetjen e madhe që kanë bërë për shëndetësinë, veçanërisht gjatë kësaj kohe dhe theksoi që ky investim është shumë i qëlluar në këtë kohë dhe si i tillë e ka lehtësuar punën e profesionistëve shëndetësorë dhe jetën e qytetarëve. Kurse Dr.Gazmend Halili-shef i urgjencës në Viti, falënderoi institucionet komunale për investimet e vazhdueshme në shëndetësi, me theks të veçantë investimin i cili sipas tij ka rëndësi të madhe për shërbimin e urgjencës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …