Qendra Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion promovon dy libra të Heroinës, Fetnete Ramosaj

Qendra Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion promovon dy libra të Heroinës, Fetnete Ramosaj

Në vigjilje të festës kombëtare të 28 Nëntorit, bëhet promovimi i dy librave që i ka dhënë dritë Fetnete Ramosaj ,Heroinë e Kombit Shqiptar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës -Zona Operative e Dukagjinit’’ dhe ,,Kundër Harresës – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998,1999 ‘’.

Duke qenë se veprimtaria e gjithanshme e Fetnetes ka pasur një shtrirje të gjerë në gjeografinë shqiptare, përfshirë edhe Kosovën Lindore. Ne bashkëveprimtarët e Fetnetes të ilegales, Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Zërit të Kosovës, ndjehemi shumë krenarë që këtë Heroinë e patëm në mesin tonë, si fanarë që na ndriçoi rrugën në çdo sfidë e moment. Ishte bashkudhëtare e nismëtare e shumë projekteve dhe nismave për të shkuar drejtë lirisë së Kosovës! Si zëdhënëse gjatë Luftës në Kosovë 98-99, mbështetëse e drejtë për drejtë e UÇPMB-së, promovim librash, përkujtim heronjsh e dëshmorësh, protestave për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës e Librit Shqip, e shumë veprimtari tjera …! Menderes Zeneli, Sadik Zeneli, Adnan Asllani, Sadik Ademi, Qenan Memeti, Mustafë Shaqiri, Lulzim Ibishi, Xhemal Zeneli, Fatmir Arifi, Vasuf Zeneli, Luan Xhemaili, Reshat Ajvazi, Abdulla Selimi, Blerim Krasniqi, Reshat Avdiu, Blerinë Ajvazi, Orhan Ibrahimi, Zija Jakupi, Irfete Zeneli…, ndjejmë dhembje, që nuk je më në jetë, por jemi krenarë që kemi pasur fat të bashkëveprojmë me Heroinën Fetnete Ramosaj! Nëntor 2021 Chavannes, Lozanë , Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …