Rreth 4 mijë studentë konviktor në Prishtinë nga sot të marrin shërbime shëndetësore nga qendra e mjekësisë familjare e vendosur tanimë edhe në Qendrën Studentore. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se duke qenë se studentët për nëntë muaj jetojnë në Prishtinë atëherë do të ofrojnë shërbimet e mjekësisë familjare për të gjithë studentët e UP-së. “Kërkesa e madhe e studentëve të cilët janë dhe jetojnë dhe janë 9 muaj në vit banor të rregullt të komunës së Prishtinës ne tashmë do t’u ofrojmë shërbimet e mjekësisë familjare në konviktet e studentëve për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, tha Ahmeti. Ndërsa ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se me funksionalizimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Qendra e Studentëve po kompleton shërbimet për studentët. ”Është diçka jashtëzakonisht e dobishme për studentët sepse ata nuk do të ngarkohen në Qendrën Klinike Universitare, por do të marrin shërbime primare, mjekësore në këtë qendër dhe ky është një kujdes që po e tregojmë ndaj studentëve në mënyrë që kampusi i Qendrës së Studentëve të ofroj të gjitha shërbimet që i duhej studentëve. Pa dyshim me hapjen e kësaj qendre praktikisht ne po ofrojmë të gjitha shërbimet që duhen për një jetë të rehatshme të studentëve dhe ofrojmë edhe kushte moderne”, tha ai. Kurse, drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta, tha: “ky është një projekt kapital me të cilin neve i kemi krijuar të gjitha kushtet që të jemi një qytet Studenti”.
Kontrolloni gjithashtu
Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …