Qendrën Tregtare “Plus Market” e vizitoj gjenerali Kudusi Lame 

Sylejman Neziri pronar i Qendrës Tregtare Plus Market ka organizuar një pritje madhështore për ish gjeneralin e Ushtrisë së Shqipërisë dhe Komandant i Divizionit të Kukësit gjatë kohës së Luftës së UÇK-sëProf.DrKudusi Lame. 

Z. Neziri i cili njihet si i vetmi në Kosovë që në marketet e tij në Ferizaj dhe Bresje në Fushë Kosovë, nuk ofrohen produkte me origjinë nga Serbia, tha me këtë rast se vizita e Gjeneralit Lame ishte si rezultat i një takimi të rastësishëm në Kukës, me ç ‘rast i bëra ftesën me kënaqësi gjeneralit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit tonë, dhe ai ftesën time vëllazërore e pranoj me kënaqësi duke më premtuar se para vitit të ri do të jetë në Ferizaj. 

Prof. Dr. Kudusi Lame pas pritjes së organizuar u shpreh: “I dashur Sylejman, sinqerisht kam ardhur me kënaqësi. Unë jam këtu në prag të ndërrimit të viteve bashkë me ju për të festuar sukseset që ju keni në ushtrimin e funksionit tuaj të biznesit, duke bërë figurën më paqësore të një shqiptari  që din të vlerësoj vetveten. Dhe kjo është shumë e rëndësishme se nëse nuk dimë të vlerësojmë vetveten nuk dimë të vlerësojmë as ata që na duan dhe as ata që na luftojmë. Prandaj ndihem i nderuar që jam me ty sot, dhe njëkohësisht unë të uroj të kesh vetëm mbarësi. Rruga që bëni ju me biznesin tuaj është rruga që duhet ta bëjnë gjithë bizneset së bashku. Është rruga që realisht na jep nderë, dhe ne duhet të mësohemi të kuptojmë të gjithë se jetojmë pa serb. Dhe kemi akoma në politikë në Kosovë që se kanë kuptuar se jetojmë pa serbë, mund të jenë edhe ministra edhe deputet të Parlamentit apo funksionuar të lartë por akoma nuk e kanë kuptuar për fatin e keq të tyre se ne jetojmë pa serbë. Qytetarët e Kosovës janë shumë të avancuar politikisht, më të avancuar se shumica e politikanëve, të cilët e kanë kuptuar përfundimisht se ne jetojmë pa serbë dhe dinë ta bëjmë vetveten ashtu siç duam ne. 

Prandaj ju jeni një nga ata që e ke kuptuar mirë këtë gjë ti je i bindur se këtu më nuk guxon kush me vu jo këmbën por as gishtin andaj edhe e bën këtë punë. Por të kishe vetëm pak frikë, po të ishe vetëm pak i tronditur, nuk kishe guxuar ta bësh këtë punë. 

Unë uroj që të ketë sa më shumë të këtillë në trojet shqiptare sa më shumë të tillë që të kuptojnë dhe tashmë nuk e kemi të drejtën të thirremi komb i vogël se jemi realisht komb i madh. Jemi vetëm në Ballkan në trojet etnike 7 milion, s’ka rëndësi se si qeverisemi jemi me dy apo tri shtete me rëndësi është që ne jemi autokton dhe jemi shpinë për shpinë me njëri tjetrin për ta vrojtuar dhe vëzhguar që askush s’mund të na cenoj më. 

Prandaj do të bëjë thirrje me këtë rast gjithë shqiptarët të kuptojnë se jemi një komb i madh dhe shumë i fuqishëm që dimë ta bëjmë vetë historinë. Unë të uroj shumë sukses mbarësi për ty dhe familjen tënde për gjithë punonjësit sepse pa këta ju nuk mund të bëni asgjë prandaj jeni bashkëpronar me këta. Vlerësojeni dhe nderoni punonjësit Tuaj jo vetëm ju por gjithë biznesmenët, realisht kjo ju dërgon edhe drejtë suksesit. 

Në pritjen e organizuar për gjeneralin Kudusi Lama me këngë e valle u paraqit Ansambli i mirënjohur i këngëve dhe valleve “Kastriotët” nga Ferizaj. 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …