Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.6 milion euro për pagat e veteranëve për muajin shtator

Ministri i Punës dhe Morëqenies Sociale,  Arban Abrashi tha se për ta kryer pagesën e  pensioneve për muajin shtator nevojiten mjete shtesë prej 1.6 milion euro nga rezervat shtetërore.“Kjo ka të bëjë për ndarjen e mjeteve vetëm për muajin shtator”, tha Abrashi.   Kryeministri Isa Mustafa tha se kanë bërë përpjekje që të sigurojnë  këtë pagesë.“Por kemi marrë zotimin me FMN që të gjejmë një  zgjidhje që të jetë e përballueshme për ne. Ta zgjidhim këtë problem që mund të na qet nga FMN-ja dhe na rrezikon të gjitha projektet. Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje që na nxjerr nga kjo situatë. Më vonë duhet të shikohen listat. Asnjëri  nga ata që janë meritorë nuk do të dëmtohet. Duhet të krijojmë kushte që këto mjete t’i marrin ata që meritojnë dhe janë veteranë të vërtetë”, tha Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …