Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës

Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës

Pas disa shtyrjeve, Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës, ka  thënë zëvendës-kryeministri i Malit të Zi,  Dritan Abazoviq,  përmes një postimi. Pas vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, institucionet qeveritare duhet të ngrijnë pronat dhe burimet ekonomike të disa shtetasve dhe kompanive ruse, në Mal të Zi dhe të ndalojnë punën e mediave qeveritare ruse. Hapësira ajrore malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë, sepse vendimi formal i Qeverisë nuk ishte i nevojshëm për atë vendim. Për shkak të mungesës zyrtare të kryeministrit, Zdravko Krivokapiq, seancën e së premte e ka drejtuar Dritan Abazoviq. Më 1 mars, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq shmangu marrjen e një vendimi,  që të mund të zbatohej  në praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vend-parkimin e objektit

PDK-ja ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vend-parkimin e objektit

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të …