Qeveria e Maqedonisë shpalli tri ditë zie kombëtare pas aksidentit në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 udhëtarë

Qeveria e Maqedonisë shpalli tri ditë zie kombëtare pas aksidentit në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 udhëtarë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona. Zyrtarët thanë se aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 udhëtarëë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit. Në mesin e viktimave ka edhe të paktën 12 fëmijë. Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është stabile. Sipas zyrtarëve maqedonas, shumica e viktimave ishin nga Shkupi dhe ishin duke u kthyer nga Stambolli i Turqisë, ku kishin qëndruar në një vizitë treditore. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes. Në këtë aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeverisja e Kurtit kaotike, mashtruese dhe me shkelje kushtetuese

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si …