Qeveria e përkushtuar që të barazoj akterët ekonomik

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të prirë nga kryetari Safet Gërxhaliu dhe anëtarët e kryesisë së Odës. Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u bisedua për proceset ekonomike dhe angazhimet e Odës Ekonomike bashkë me 36 shoqatat e saj.

Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu përkushtimin e Qeverisë që të adresoj të gjitha çështjet e ngritura dhe së bashku të ofrohen zgjidhje më të mira në funksion të përmirësimit të mëtutjeshëm të klimës së biznesit në Kosovë.

Në takim palët u dakorduan për luftimin e mëtejmë të punësimit joformal, që do t’i hapte mundësi Qeverisë së Republikës së Kosovës të punoj më tutje në lehtësirat fiskale.

“Qeveria e Republikë së Kosovës është e angazhuar që të barazoj akterët ekonomik në Republikën e Kosovës, në veçanti ata prodhues, në raport me akterët tjerë ekonomikë që kanë shitje në territorin e Republikës së Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, u takua edhe me kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Visar Kelmendi dhe drejtorin ekzekutiv, Astrit Panxha, ku bisedua për zhvillimin dhe fuqizimin e prodhimtarisë vendore, politikat fiskale dhe masat stimulative që mund të formohen nga të hyrat e krijuara nga zvogëlimi i informalitetit për të rritur eksportin e prodhimeve të Kosovës jashtë vendit, duke përfituar edhe nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Zëvendëskryeministri Kelmendi do të vazhdoj takime të ngjashme edhe me asociacionet tjera për të përmbyllur ciklin e kërkesave të arsyeshme që kanë këto asociacione për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …