Zyrtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kanë bërë të ditur se për Radion Evropa e Lirë se më 3 nëntor, misioni në Kosovë e ka pranuar kërkesën prej Qeverisë së Serbisë që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi. Qeveria e Kosovës është në dijeni të një kërkese për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe përgjigja do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në hartim e sipër të përgjigjes, do të analizohen edhe marrëveshjet e Brukselit, të arritura mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja dhe detajet e kërkesës do të analizohen dhe përgjigjja jonë do të jetë gjithmonë në dritën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës, respektimit të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës sipas nenin 2 të Marrëveshjes Bazike të Brukselit 27 shkurtit, dhe praktikave evropiane të bashkëpunimit ndërshtetërore për votim jashtë vendit për qytetarët me shtetësi të dyfishtë”.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …