leoni

Qeveria ka bërë të ditur se përballja me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet atmosferike po vazhdon edhe sot

Qeveria ka bërë të ditur se përballja me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet atmosferike po vazhdon edhe sot

Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se përballja me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet atmosferike po vazhdon edhe sot, teksa institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve. Në njoftimin për media bëhet e ditur se cilat pjesë të vendit janë në situatë më të vështirë  Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës dhe në fshatrat Sekiraqë, Sibofc dhe Reçicë të Besianës. Situatë e vështirë paraqitet po ashtu në komunën e Skenderajt.  “Në Burim ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, në Klinë janë evakuuar mbi 40 familje, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve. Po ashtu lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar. Ndërkaq, në Komunën Veriore të Mitrovicës, probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi. Në Komunën e Zveçanit janë rrezikuar 40 shtëpi. Në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit 4 familje janë evakuuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …