Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Zhvillim

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka
miratuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021. Hartimi i kësaj 
Strategjie fokusohet në adresimin e pengesave kryesore të zhvillimit ekonomik
dhe të konkurrencës. Ky dokument pasqyron objektivat e Qeverisë për pesë vitet
e ardhshme, por edhe objektivat e parapara këtë vit në programin për reformën
ekonomike, e cila gjatë këtij muaji do të dorëzohet në Komisionin Evropian. Kryeministri,
Isa Mustafa tha se kjo është një Strategji në të cilën kanë punuar të gjitha
ministritë. Kreu i Qeverisë, midis të tjerash, përmendi edhe rëndësinë e
miratimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit nga ana e Parlamentit
Evropian, duke shprehur me këtë rast përkushtimin e Qeverisë së tij për
proceset integruese evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …