Qeveria shtrëngon masat antikovid- punonjësit nuk mund të hyjnë në institucione pa u vaksinuar…

Qeveria ka vazhduar me shtrëngimin e masave antikovid. Ajo ka marr vendim që të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komune, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës. Ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë. Ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …