QKSS: Amerika e Gjermania kanë më shumë ndikim pozitiv në Kosovë, pastaj radhiten: Shqipëria, Anglia e Turqia

QKSS: Amerika e Gjermania kanë më shumë ndikim pozitiv në Kosovë, pastaj radhiten: Shqipëria, Anglia e Turqia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë në krye të listës që kanë ndikim pozitiv në Kosovë, kurse Rusia dhe Kina janë vendet që kanë më pak ndikim. Kështu thuhet në raportin “Politika e Jashtme: Kush po fiton zemrat dhe mendjen në Ballkan?”, të prezantuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Raporti thotë se, Gjermania është shteti më i pëlqyer te kosovarët, për të cilin 86 për qind janë shprehur pozitivisht, kurse 2 për qind kanë votuar negativisht. Menjëherë pas Gjermanisë vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me perceptim të njëjtë pozitiv, por 4 për qind janë shprehur negativisht. Në listën e vendeve me ndikim pozitiv është Shqipëria me 81 për qind, ndjekur nga Britania e Madhe me 73 për qind, Turqia me 72 për qind, Kroacia me 62 për qind, Mali i Zi me 50 për qind, Franca me 48 për qind, Maqedonia e Veriut me 41 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 14 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …