Brickos

Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Protestë politikanëve që mbollën frikë te qytetarët në Kosovë

Futja në fjalorin politik dhe përdorimi i termave korrupsion ar, hajna, tradhtar, kriminel, spiun, shitje e apo falje të tokave Malit të Zi apo shërbyes të Serbisë, Francës ose ndonjë term tjetër që s’po më kujtohen tani nga politikanët e sharlatanë të Kosovës dhe mendime që këto çështje mund të rregullohen lehtë  në Qeverinë e Kosovës nuk qëndron fare dhe s’është aspak e vërtetë. Mirëpo për fat të keq, ky fjalor u pranua pa ndonjë vështirësi nga masa e pa dijshme dhe tepër shumë e  manipuluar që po i kushton shtrenjtë popullit e shtetit të Kosovës edhe ashtu të brishtë.

Ju, politikanë të Kosovës si edhe ju politikanë të Shqipërisë që bëni fushatë për interesa tuaja të ngushta personale, duke frikësuar qytetarët me copëtimin e tokave të Kosovës edhe ashtu të copëtuara shumë herë nga shtetet fqinje e gërshërët e Fuqive të Mëdha, nuk po kontribuoni fare për zgjedhjen e problemeve të Kosovës  të “pazgjidhura”  tash e 20 vite.

Ju, politikan që po e fshihni  po edhe që po e ndaloni të vërtetën që po e bëni të pamundur që të gjendet shkaktari i vërtetë i të vrarëve e të zhdukurve, qytetarit duhet  ti sqaroni drejtë fajtorin se vrasja është bërë nga Serbia dhe ushtria e saj, po jo nga UÇK-ja.

Për këtë arsye jam i obliguar që të iu pyes se deri kur do të vazhdoni me këto sjellje e këto mashtrime të opinionit pasi e keni shumë të çartë zotëri? Kjo sjellje e pa përgjegjshme e rritë edhe më shumë dyshimin se këto urdhra kanë ardhur nga BE e SHBA apo shtetet tjera për krijimin e Gjykatës Speciale një nacional. Natyrisht që duhet t’i tregohet qytetarit që Gjykata nuk është votuar nga dëshira siç po deklarojnë  liderët e disa partive politike po nga kërkesa me çdo kusht e BE e SHBA edhe përkundër që e kanë pasur të çartë. Kjo është e vërteta dhe dëshmia më e mirë dhe e vërtetë që rreth Gjykatës e për Gjykatën, që përveç partive politike shqiptare që janë të interesuar për marrjen e pushtetit, kanë dorë edhe BE e SHBA që kanë për qëllim dhe kanë bërë që njerëzit-(shqiptarët) të kenë frikë të takohen e bisedojnë me bashkëqytetarët e tyre lirshëm e si duhet po edhe me ushtarët e UÇK-së që e çliruan Kosovën.

Ju politikanë ndërkombëtarë si edhe ju vendor, duhet ta dini që keni bërë gafën më të madhe që ju e keni pagëzuar me emrin Gjykata Speciale e Kosovës që aspak nuk përshkon me realitetin e të vërtetën, ndërsa në anën tjetër “thoni” që Serbia nuk është fajtore, po “fajtor” janë ushtarët e UÇK që po parandalojnë qytetarët të rreshtohen drejtë forcës kryesore dhe të vërtetës që e çliruan Kosovën me qëllim që të mbesin të izoluar nga populli e qytetarët për qëllime e interesat tuaja politike.

Të vetëdijshëm se çfarë dëmi i bëni popullit, ekonomisë  e rinisë së Kosovës e shqiptarëve në përgjithësi duke ua ndaluar qarkullimin e lirë në BE, shkollimin në vendet demokratike për kinse nuk mund të keni shengen, pasi klasa e juaj politike si  edhe vet ju shqiptarët jeni fajtor. Ky eksperiment i ndytë shoqëror duhet ta dini që po shkel të drejtat e Kushtetutës së  Kosovës, pastaj i keni përdhosur edhe të drejtat kryesore të njeriut siç është kujdesi  e shkollimi i brezave të ri, kujdesi shëndetësor etj. etj. të cilat janë çmontuar në tërësi, pa i anashkaluar punën, liritë e të drejtat e njeriut që ia keni ndaluar si e drejtë elementare për jetë me qëllim apo pa qëllim.

(Më 5. 12.2020 prof. i historisë. Mr. AVdi Gjata.)

Ju politikan të botës me këtë eksperimentim  politik, gjeostrategjik e ekonomik, pastaj me masat që i keni marrë dhe politikën që po e ushtroni ndaj shqiptarëve, me sjelljet e veprimet tuaja kundër  shqiptarëve si duket i keni trashëguar me shekuj ndaj këtyre qytetarëve tepër njerëzor që asnjëherë nuk luftuan në tokat e huaja. kjo nuk është asgjë tjetër vetëm një hipokrizi e veprim tepër i lig, që po e bëni, pasi duhet ta dini që ky popull nuk e meriton. Ky popull nuk e meriton as këtë gjendje që ia keni  “dhuruar” zotëri . Këtë nuk e meritojnë as popujt tjerë e veçanërisht shqiptarët gjatë kësaj situate pandemie nga Covidi 19 kur e dini shumë mirë se sllavët- serbët ishin e janë shkaktarët kryesor të fillimit të Luftës së Parë e të Dytë Botërore si edhe të këtyre Luftërave Ballkanike, luftës me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën  si edhe luftën në Kosovë. Dhuna psikike që po ushtrohet ndaj shqiptarëve të Kosovës, është shumë lehtë  të kuptohet që po rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve, e që po shihet  e vërehet që qytetari sa me frikë po e përjeton këtë presion e gjendje të pa krye.

Ushtrimi i kësaj politike të dhunshme edhe pas njëzet viteve e ka sjellë votuesin shqiptar që të heq dorë nga vetja , nga përfaqësimi i qytetarisë, nga bamirësia dhe nga dashuria ndaj popullit të vet . Ju politikan të pa fytyrë që arritët me e vendosë këtë virus eksperimental në Kosovë qysh nga çlirimi po ia ndaloni qarkullimin e lirë shqiptarëve, të drejtën e punës dhe të drejtën e shkollimit. Përveç këtyre ndalesave, qytetarëve  ia ndaluat edhe të drejtën e mbështetjes së UÇK-së  që e çliruan vendin dhe njerëzve që e përfaqësojnë ligjërisht shtetin e Kosovës.

Politikan të nderuar duhet ta dini që shqiptarëve iu ndaluat edhe festimin e lirisë dhe të drejtën për tu mburr për Shtetin e Lirë që e krijuan me gjak e shumë mund të madh gjatë historisë, që mezi e krijuan edhe me ndihmën e NATOS.

Atëherë si i përndjekur politik dhe i dënuar me shumë vite politikisht për veprim ilegal e legal dhe shprehje të lirë, distancohem dhe i dënoj të gjithë këta hapa të prapësht edhe këto veprime të dhunshme psikike që po ushtrohen ndaj çlirimtarëve të Kosovës që po veprohet nga Gjykata Speciale si edhe e mbajtjes padrejtësisht në burg.  Edhe përkundër të gjitha këtyre padrejtësive të ushtruara nga BE, Serbia e nga partitë politike si nga pozita ashtu edhe nga opozita shqiptare, që nuk ishin pjesë   e ushtrisë si edhe  të tjerët që nuk ia dëshirojnë të mirën Kosovës. Pa, asnjë dyshim e dijë që nesër do të vjen dita e koha që do t’iu mallkojë për dhunën dhe padrejtësitë që po ia bëni këtij populli. Duhet ta dini që ky popull edhe ashtu është lodhur nga dhuna e vazhdueshme gjatë shekujve  e ushtruar nga shtetet fqinje si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia po edhe disa Fuqi të Mëdha e besa edhe nga sistemi komunist sllav që nën Emrin e Lirisë e të drejtës për vetëvendosje ushtroi gjenocide mu në zemër të Evropës “demokratike”. LIRIA ka EMËR.

(Më 3.12. 2020. Prof. Avdi Gjata.)

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …