Rexhep Qosja

Qosja: Shqipëria etnike sot është bërë vetëm pjesërisht

Duke vlerësuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, akademiku ynë, Rexhep Qosja ka shkruar se pasardhësit e Ismail Qemalit, të Luigj Gurakuqit, të Isa Boletinit, të Hasan Prishtinës e të delegatëve të tjerë të Kuvendit të Vlorës, kanë sot dy shtete “më vehte, të lira e të mosvarme” – Shqipërinë dhe Kosovën dhe ideja e tyre shtetërore kombëtare kështu është bërë pjesërisht. “Konferenca e ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ia shkoqi Shqipërisë së 28 nëntorit 1912 më shumë se gjysmëm e trojeve dhe më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare. Fqinjët ballkanikë dhe fuqitë e mëdha, megjithatë, s’arritën t’ia marrin popullit shqiptar idenë e shqiptarëve të bashkuar e cila historinë shqiptare e ka lëvizur gjatë gjithë shekullit XX dhe po vazhdon ta lëvizë edhe sot, në shekullin XXI. Fryti i kësaj ideje që e ka lëvizur historinë shqiptare do të jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila me luftën e saj heroike dhe me përkrahjen e SHBA-ve e të Forcave të NATO-s, më në fund, do ta çlirojë Kosovën prej pushtimit të Serbisë e të Jugosllavisë. Më 28 nëntor, shqiptarët nuk mblidhen dhe nuk kremtojnë si republikanë, socialistë a demokratë; as si toskë a gegë; as si katolikë, ortodoksë a myslimanë në Vlorë, për kujtim dhe nderim të 28 nëntorit, shqiptarët mblidhen dhe kremtojnë vetëm si shqiptarë. Si shqiptarë të bashkuar, që pashmangshëm do ta bëjnë Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë etnike. Me idenë e bashkimit në mendje dhe në zemër ata e përmbushin amanetin e paraardhësve të lavdishëm që gjithë ç’patën e flijuan për pavarësinë e Shqipërisë” ka shkruar akademiku, Rexhep Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …