Sot votohet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovë, t drejtë vote kanë 1,937,869 persona

Elektorati votues i Kosovës sot do të zgjedhë kryetarët e dhe asamblistët e 38 komunave të vendit

Elektorati votues i  Kosovës sot do t’i drejtohet kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit vendorë,  asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Në këto zgjedhje janë certifikuar  166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra. Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5.198, prej tyre 3.261 meshkuj dhe 1.937 femra. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5.364. Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila është shpërndarë  në vendvotime, përfshinë 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve:

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;

Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …