leoni

Ramush Haradinaj

R. Haradinaj ka parashtruar disa pyetje Albin Kurti, lidhur me gjendjen që është krijuar në sektorin e energjisë elektrike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka  folur  për gjendjen e rëndë të energjisë elektrike, me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës, pikërisht në acarin e dimrit. Ai i ka parashtruar disa pyetje kryeministrit,  Albin Kurti në lidhje me gjendjen që është krijuar në sektorin e energjisë elektrike. Fillimisht e ka pyetur Kurtin se ku i kishte mendtë kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavat energji, të çmimit deri në 86 euro për megavat, investim që do të hapte vende të punës dhe do ta kthente Kosovën në fuqi rajonale të energjisë?”. Ku i kishte mendtë Kurti e Vetëvendosja  kur e refuzuan investimin amerikan, 200 milionë dollarë falas, të aprovuara nga Presidenti Biden për gazsjellësin Shkup – Prishtinë? Ku i kishin mendtë Kurti e Vetëvendosja gjatë verës që nuk u morën me KEK-un, KOSTT-in, KEDS-in e për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, por e pritën dimrin e ftohtë, ka pyetur mes tjerash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …