Brickos

Radio-Kosova e Lirë dhe Televizioni Dielli, edhe në Vitin që po e lëmë pas arritën të mbijetojnë pa humbje, por edhe pa ndonjë avansim

Radio-Kosova e Lirë dhe Televizioni Dielli, edhe në Vitin që po e lëmë pas arritën të mbijetojnë pa humbje, por edhe pa ndonjë avansim

Radio-Kosova e Lirë dhe Televizioni Dielli, edhe në Vitin që po e lëmë pas arritën të mbijetojnë pa humbje, por edhe pa ndonjë avansim. Është me rëndësi fakti se Radio Kosova e Lirë po i mbush 24 vjet të transmetimit, pa e ndërprerë kurrë misionin e saj historik, informativ e kulturor,  në dobi të kombit e atdheut, në përkujtimin e përditshëm të dëshmorëve, të heronjve, të personaliteteve më të merituara që kombit, në tërë shtrirjen sinkronike e diakronike shqiptare, pa censurë, pa mohim të periudhave të ndritshme të kombit dhe gjithnjë duke vënë në plan të parë vlerat afirmative kombëtare, politike e shoqërore, vlerat arsimore e edukative, vlerat e përgjithshme morale kombëtare, në kohën e globalizmit që pretendon të fshijë dhe të shpërfytyrojë vlerat e veçanta të kombeve dhe t’ iu imponojë vlerat konsumuese e degjeneruese, në emër të një qytetërimi gjoja të avansuar, me një korpus shumë të madhe të drejtave dhe lirive, edhe kur ato të drejta e liri bien ndesh me moralin njerëzor.  Jemi të vetëdijshëm se ndikimi ynë në këtë drejtim është simbolik, por mbi të gjitha, ekziston, transmeton dhe bën një punë të dobishme për kombin e atdheun.

Edhe Televizioni Dielli ka pasuruar fondin e vet të transmetimit me emisione për dëshmorët, për martirët, për masakrat serbe në Kosovë, për historinë kulturën, traditat kombëtare, ato morale, edukative e arsimore, duke u vënë në disponim shikuesve, vlerat më sublime të kombit dhe vlerat qytetëruese në përgjithësi, pa pornografi, pa amoralitete me të cilat janë mbushur mediet kudo në Kosovë e në Shqipëri.    Falënderojmë me këtë rast të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe na mbështesin në rrugëtimin tonë të pandërprerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …