Pas kritikave të shumta ,menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur ta largoj shtatoren e Adem Jasharit

Ragip Gjoshi: Duhet të kemi monumente me vlera kulturore dhe historike të qëndrueshme

TË MENJANOHEN SHTATORET E SKËNDERBEUT DHE E ADEM JASHARIT…!

Rasti skandaloz i fundnëntorit të këtij viti më motivoj t’ i them nja dy fjalë për artin e sidomos për skulpturën…Skulptura prej bronzi është një nga artet më të lashta dhe ka një histori afatgjatë. Skulpturat punoheshin me material të ndryshme,si nga argjila, guri, metalet, qeramika, druri …Por, statujat prej bronzi mund të qëndronin më gjatë në krahasim me materialet tjera… Kështu që shumë krijues të skulpturave ose arkitektë do të zgjedhin bronzin si dekorim në natyrë,por jo të përmasave dhe të shemtisë si në nëntorin e këtij viti në Prizren. Arti i skulptures, si njëra nga degët e artit pamor tridimensional ka krijuar traditë dhe në trojet tona, sidomos në Shqipëri ,e pas Luftës së UÇK-së edhe në Kosovë. Është një punë e mundimshme procesi skulptural , me të gjithja llojet e përdorura të gdhendjes së materialeve dhe modelimin e tyre…Me modernizimin e arteve, është krijuar pothuajse një liri e plotë në aspektin e materialeve dhe të procesit përkatës, por jo një liri e përmasave të duarve të pagdhendura “të mjeshtrave” dhe përzgjedhësve të tyre, në vigjilje të festive të nëntorit që na erdhen në mes të Kryeqytetit historik të shqiptarëve …! Dhe kush u shëmtua “aritistikisht”? Dy nga burrat më të mdhenjë e më të dashur të dherave tona- Skënderbeu dhe Adem Jashari…Dhurata tepër të shmtuara ju sollën këtyre dy burrave të çmuar të kombit!

Skulptura e punuar e të derdhura në bronz, nuk do të duhej të mbijetojnë në këtë qytet të bukur më gjatë se disa ditë (derisa të çmontohen).Sepe edhe pa ato mbijetonjnë koloset tanë-epopetë e këtyre dy trimave më mirë ,siç jetoi me shekuj vepra Kryetrimit tonë Skënderbe, e siç do të jetoi edhe vepra e Kryetrimit tone më të ri, Adem Jashari! Skulpturat (qoftë bust, shtatore apo monument) duhet të përfaqëson vlerat e shumicës së veprave të mbijetuara të kohës tek ne dhe tek kulturat e lashta të popujve tjerë…!

Nuk njeh Historia e arteve (arkitekturës, muzikës, letërsisë,pikturëse,skulptures, baletit,dramës apo filmit) një rast kur dora e “mjeshtrit”(njeriut) qe me aktivitetin e tij “krijues” të na sjellë produkt të krijuar pa përfillur përmasat e këtyre trupave e asnjë elasticitet kreativ, kështu pa asnjë vlerë,pa asnjë ide,pa asnjë emocion ose me së paku një vizion të botës artistike!!! Nuk ka asnjë mjetartistik as nuk ka arte e as disiplinë artistike akademike, as nuk ka histori të kulturës as historia e filozofisë e,as religjioneve e as e shkencave dhe as e histori e estetikës dhe teoria e artit që duron shemtinë e derdhur në bronz në mes të Prizrenit të bukur….

Këto dy “vepra” që “mbinë” në Prizren janë treguesi më i mirë imjerimit tonë politik, arsimor, kulturor,i ntelektual e krijues në Kosovë…Këtu jo veç që janë dy karikatura,janë dy figura të bastardhuara e karikatizuara, janë dy nga figurat tona më të çmuara të ndërlidhura me vepren e tyre gjatë nëntorëve të mëdhenj në Motet e Mëdha,por mund të “vlerësohen” si shprehjet më të shëmtuara artistike të shprehjejes “krijuese “gjatë shekullit

Po dua të besojë se prodhimi artistik i tyre ka qenë fisnik dhe qëllimirë,por kjo ndërmarrje kinse artistike paraprakisht do të kerkonte nënshtrimin e konkurrencës profesionale dhe pasqyrimit të traditës dhe të shembujve të qytetërimit perëndimor. Fatkeqësisht,si rasti i këtyre dy veprave që do të duhej menjanuar sa më parë nga vendi ku janë, sepse me kalimin e kohës,disa prej këtij lloji të “veprave” e shembujve do t’i mbuljë pluhuri e do t’i hajë dhëmbi i kohës,sepse janë bërë ngutshëm,pa vlera e kritere profesionale.

Ky rtast është një thiurrje e mprehtë që mos të abuzohet me përmasat e fiigurave të Heronjëve tanë, sepse për t’ i jetësuar ata në vepra artistike, nuk kerkohen veprime politike e biznesore,por vlerësime të artit dhe vlerësimet estetike të mjeshtërisë së tij (bukurisë). Këta dy Heronj të kombit meritojnë veç ndonjë kryevepër…!

Krejt në fund, bëjë thirrje,sidomos për Ministrinë e Kulturës që të vejë nën përkujdesje të gjitha Monumentet kulturore dhe përmendoret e të gjitha kohërave dhe pas një vlerësimi profesional të dihet se kush mund të quhet vepër me vlera kulturore, historike dhe artistike që ngritet në një vend të dukshëm, që bëhet në kujtim të ngjarjeve të rëndësishme ose të njerëzve të shquar të kombit apo njerëzimit. Këto vepra dhe monumente të kulturës të vehen nën mbrojtjen e shtetit pasi që ato janë dëshmi e historisë dhe zhvillimit kombëtar, sepse krijimi dhe ruajtja e tyre është një interes publik e kombëtar!

Prizren,më 28 nëntor 2020

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …